Tabaku mbron Berishën: Nuk është antishqiptar ai që thotë se ka probleme, por ai…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se zgjedhjet e 11 majit ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë. Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku i doli në ‘mbrojtje’ Sali Berishës, teksa tha se nuk është antishqiptar ai që ngre shqetësimet për vendin, por ai që i kthen në një “barrierë” që pengon avancimin drejt BE-së.

Thumboi maxhorancën teksa tha se sot duhet të ishin në parlament të gjithë, me energjinë e fitores.

“Keqardhje që e shoh parlamentin të zbrazur, sidomos nga maxhoranca që duhet të kishte ardhur me energji pas kësaj fitoreje që fatkeqësisht nuk reflektohet as në sallë kuvendi, as në komisionet parlamentare dhe askund. Sot nisi në një debat për procesin e integrimit, për atë që PE diskutoi dje dhe për zgjedhjet. Në Komisionin e jashtëm të PE, Marta Kos raportoi dhe tha s’ka rëndësi sesa grupkapituj dhe kapituj hapen dhe sa mbyllen. Kjo është retorika e procesit të integrimit. Rëndësi ka sesa standarte plotësoni, se integrimi është proces standartesh, i cili bazohet mbi standartet e përmirësuara, që vijnë nga zgjedhjet, nga demokracia, ekonomia, sfera sociale dhe sektor tjetër. A është sot Shqipëria më mirë sesa ishte vetëm se u hapën disa grupkapituj? A tregoi Shqipëria se di të organizojë zgjedhje si vend evropian?

Më vjen keq të them por zgjedhjet ishin mundësi e humbur për Shqipërinë, për faktin që nga 2013 e deri më sot, reforma e plotë dhe gjithëpërfshirëse zgjedhore, hetimi i krimeve zgjedhore, kalojnë nga njëri progres raport në tjetrin, dhe ndodhemi në vitin 2025, me më shumë kërkesa e kritere se në 2013. A ka pasur ndonjëherë vullnet politik qeveria që ato reforma që duheshin ndërmarrë qoftë edhe për zgjedhje të zbatoheshin? Nuk është antishqiptar ai që thotë se ka probleme, ai që ngre shqetësime, por ai që këto shqetësime dhe mungesë vullneti politik e kthen në një barrierë të madhe që shqipëria të avancojë në integrim. Nëse ka barrierë më të madhe janë standartet e munguara të këtyre zgjedhjeve. Kush e ka penguar qeverinë ë 10 viote të krijojë minimumin e normave demokratike.”, tha Tabaku. m.p.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV