Kronikë ëndrrash e darametesh!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Agron Gjekmarkaj

Prej muajsh ka rënë myshku mureve të “kronikës” e ndryshku mbi penën e saj! Një ëndërr mu faneps kësaj nate e cila më yshti për të filluar lërimin e arave aty brenda!

Çudi e madhe! Ngado shihja parulla të shkruara në “trupin në pallat, kokën në Paskuqan ike ike Pandi o vigan”!

Si nga tavani zbriste një zukamë “të grinë Mimi të grinë ti re për Shqipërinë, të prenë Mimi të prenë të shtrinë për atdheun”!

Nga dritarja një uturimë e mbytur sillte kumtin “Ermo moj nafake shahit re në Laprakë”!

Nga dyshemeja e cila çahej, vërtiteshin sokëllima “Toni o Pastor nuk tund më këmborë”! Në ekranin e kompjuterit më dilte teksti “Gjylamet he medet ç’qe për ne ky kiamet ah ku ku gazep gazep”!

Djersët bënin të veten, etje e rënkim!

Tao, pasi kishte pushuar së rëni dafit, me një cigare mbi vesh, qylaf Librazhdi mbi kokë e takëme popullore ngjeshur si meit, shikonte Gjeneral Kollçakun dhe ja priste “ngrihu Kollçak hidh litarë” – ay ja kthente “dale Babo të dredh cigare, se s’jam çanaku me dhallë, po jam Gjeneral me pallë” ay!

Si përshpirtje vinte një fllad “ah Etilde, Etilde e gjorë pa ty Kuvendi s’ka kurorë”.

O Nënë o Nënë nuk kishte burrë dheu ta bënte gjumin terbiet!

Pas ecajakeve të gjata zura përsëri krevatin dhe dremita! Po qe natë e keqe! Shakatë e pavetëdijes janë të pafundme!

Në krye të korridorit ku kemi zyrat një skortë nga motrani e shoqeni u dukën. Bela me gjergjef, Mamica me petka arbëreshe, Ogi allafrënga dorë për dore dhe Bora me tabaka mbi të cilën gjendej një pergamenë me disa lutje!

Si më konfidenciale, Bora tha kemi shkruar një kërkesë kryesore e ndonjë më anësore!

E para: tani e tutje Babon ta thërrasim Baba Mbret e mos e lodhni, mos e plakni, se boll darametë ka për të shpënë vatanë në Europë.

Lexo edhe :  Standardet, Fitorja dhe Humbja në Zgjedhje, tre dimensione që kërkojnë përgjegjësi

E dyta: të bësh kërkesë publike te ministria e Ogit që fjalimet e Petro Koçit të futen në tekste shkollore si kulme oratorie e veneracioni.

E treta: Blendi Klosi të shpallet veteran i fitoreve socialiste.

E katërta: Damos t’i caktohet detyra që pat Laert Duro për të mbledhur lotët e Tezës dhe të tjerëve herë pas here me kushtin që të qajë dhe vetë sa herë Babua të flasë.

E pesta: Ditmir Bushatit t’i hiqet mundësia për autokritikë të paktën për 7-8 vjet.

E gjashta: Ismet Beqirit t’i bëhet një bust brënda në Kuvend.

E shtata: Ed Shalsi të emërohet kryeakçiu i mazhorancës.

E teta: Tezja dhe Termeja të këndojnë, t’ja marrin vënçe herë pas here gjatë seancave që të mbytet monotonia.
E nënta: Dilo Nasufi të rruajë mjekrrën në shenjë zie që iku Arben Pellumbi.

Dhe e fundit, e dhjeta: gjatë verës na mbaj të informuar për qeverinë e re, kush ikën e kush vjen dhe ç’do të bëhet me lezetin e hajrin e Tabir Sarait, Kosten e Gramozit, Linditës dhe 35% të Mamices?

Ashtu përçart më ngjau se thashë “prishur mos qoftë” dhe Bora po ngjitej lart në qiell si shenjtore nën admirimin e Belës dhe Mamices!

Niko Nikoqiri shfaqej prej dylli me tabiate lugati që herë ngurosej e herë shkrihej! Atentatin e fundit ndaj gjumit që ja pat zili atij të Makbethit ma bëri refreni që një zot e di nga vinte “make Jorushi great again”!
U zgjova jerm, dola një shëtitje dhe ç’të shoh – Ilir Babaramon që as jepte as merrte!

Ç’ke vëlla? – e pyes.

Lëre, lëre, po tani ç’të bëj, se kam qenë kritik me të Madhin!

I sugjerova: në katër-pesë daljet e para televizive mos thuaj asnjë fjalë, rrezoju barkas, vetëm qaj, qaj, qaj – se e qara merret për mirë – pastaj shih e bëj me një sërë qaramanllëqesh… nuk foli, iku më i hutuar nga ç’dukej!/kb

Të fundit

Beleri, “kufiri” fatlum i një “exit-plan” për opozitën

Nga Ylli Pata Proverbi i stërpërdorur, madje i keqpërdorur më shumë se “jo çdo e keqe vjen për keq”, duket...

Shtëpia e Bardhë: Ushtria amerikane është forca më vdekjeprurëse në botë

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, po mban një konferencë të rregullt për shtyp. Sipas mediave të huaja, pasi fillon duke folur...

A na kalon jeta para syve në momentin e vdekjes?/ Çfarë thonë studimet

Momentet e fundit të jetës: A rikthen truri kujtimet më të rëndësishme? Kjo pyetje e ka shqetësuar njerëzimin qëkur jemi bërë të vetëdijshëm për vdekshmërinë...

Bayern-Barcelona, beteja e ethshme për Nico Williams nuk ka mbaruar ende

Nico Williams ka njoftuar Bayern se ka vendosur të transferohet te Barcelona, por kush tha se në Mynih janë dorëzuar? Sipas mediave gjermane, në...

Paralajmëron Meta/ Mos i ndani këto informacione me AI

Meta më në fund ka bërë një hap të vogël drejt adresimit të ndarjes së tepërt të informacionit personal, që ka ndodhur në feedin...

Lajme të tjera

Web TV