Me flamurin kuqezi, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren Shqiptare

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 20:45 kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Sfida për shumë tifozë e tejkalon anën sportive dhe në pah del historia e trazuar mes popujve.

Sot Tirana është kthyer në kryeqytet të shqiptarëve, të cilët kanë ardhur nga të gjitha trevat shqipfolëse e mbarë bota, në mbështetje të Kombëtares. Rrugët dhe bizneset janë ngjyrosur kuq e zi, me tifozë të panumërt që shprehin optimizmin për një fitore të Shqipërisë përballë Serbisë. Autokolonat me flamujt kombëtarë përshkojnë pa ndalim rrugët e kryeqytetit.

Në mbështetje të Kombëtares, shihen edhe tifozë të huaj./e.t