Ndihmësi i Trump sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fillimin e presidencës së dytë Trump, një nga ndihmësit e ngushtë të tij, Steve Bannon, qe shprehur për Corriere della Sera se “Elon Musk do vetëm para; do të bëj c`është e mundur për ta mbajtur jashtë Shtëpisë së Bardhë”.

Tani, pas krisjes së madhe të marrëdhënieve mes miliarderit dhe kreut të shtetit amerikan, media e njohur italiane e kontaktoi sërish ish strategun e mandatit të parë të Trumpit.

“Ju thatë në emisionin “War Room” se Trumpi duhet ta sekuestrojë fare SpaceX”, i kujtoi gazetari. “Së pari, ai duhet të pezullojë autorizimin e tij të sigurisë, në pritje të hetimeve për drogë dhe përfshirje me Kinën. Dhe a është Musk një emigrant i paligjshëm? Unë mendoj se po”, u shpreh Bannon, pavarësisht faktit se sipas biografit Walter Isaacson, Elon Musk ka qenë shtetas amerikan që prej vitit 2002.

Musk është qartësisht një person i paqëndrueshëm, insistoi Bannon duke shtuar se “nuk mund të vendosësh për gjëra të rëndësishme bazuar në teka individuale”. A e imagjinonte Steve Bannon një përplasje të tillë publike? Sigurisht që po, u shpreh ish strategu politik i Trumpit, që e përshkroi Muskun si një njeri të paqëndrueshëm  dhe mosmirënjohës, dhe si një individ që nuk është pjesë e MAGA-s (lëvizja Make America Great Again, red.), dhe nuk e kupton Amerikën»./e.t

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV