Ndeshja me Serbinë/ Revoltohet Braçe: Duhej ta kishim fituar, dreqi ta hajë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas ndeshjes së mbrëmjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila përfundoi me rezultatin 0-0. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe u shpreh kritik ndaj mungesës së qetësisë para portës dhe theksoi se Kombëtarja humbi një mundësi të madhe për të dalë me fitore.

Sipas tij, Serbia ishte më e dobët se kurrë dhe Shqipëria pati të paktën pesë raste të pastra për gol, përfshirë edhe një penallti të mundshme. Ai shtoi se mungoi profesionalizmi në momentet vendimtare.

“Duhej ta kishim fituar, dreqi ta hajë! Ishin në pikë të hallit; Serbi më të dobët se kjo nuk do gjejmë më! Patëm 5 raste të pastra, penalltinë përfshirë; na duhej thjesht qetësi para portës! Të ishim profesionistët që duhet të jemi, një herë të vetme! Tani duhet t’i mundim në Beograd!”, shkroi Braçe./e.t

Të fundit

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Ukraina ka riatdhesuar 1200 trupa të vrarë në luftën me Rusinë

Ukraina ka bërë të ditur se ka riatdhesuar trupat e 1,200 ushtarëve të saj të rënë në luftën e shkaktuar nga pushtimi në shkallë...

Lajme të tjera

Web TV