Përqafim i përzemërt pas 30 vitesh, Mirel Josa takon ndihmëstrajnerin e Serbisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll barazoi 0-0 kundër Serbisë të shtunën në “Arenën Kombëtare”. Pjesë e stafit serb si trajneri i portierëve është edhe Goran Cumic, një ish-portier i disa klubeve.

Trajneri shqiptar Mirel Josa ka përfituar nga rasti që Goran Cumic ndodhej në Tiranë dhe mes të dyve ka pasur një takim të përzemërt. Por çfarë e lidh dyshen?

Më shumë se 30 vite më parë të dy kanë qenë pjesë e AO Kavala në Greqi. Mirel Josa, një mesfushor me tipare sulmuese do duhet t’i ketë shënuar shumë gola asokohe serbit Goran Cumic në stërvitje.

Ka qenë vetë trajneri shqiptar që ka postuar dy foto nga takimi me ish-bashkëlojtarin, duke kujtuar kohën kur të dy ndanin të njëjtat dhoma zhveshjeje.

“Takim pas më shumë se 30 viteve me Goran Cumic”, shkruan Josa. Pas këtij postimi ka pasur edhe kritika në Kosovë për këtë takim dhe përqafim. m.p.

Të fundit

Elon Musk heq dorë nga ideja e themelimit të partisë? Arsyeja quhet… Tesla

Sipas një raporti të medias amerikane, Wall Street Journal, Elon Musk me sa duket i ka pezulluar për momentin...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

“Ecim”, thotë Rama! Lirohen hapësirat publike në Durrës

Aksioni për lirimin e hapësirave po vijon në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje të reja të aksionit, kësaj radhe...

Veton Surroi: Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

Andrej, vëllai i presidentit të Serbisë, Vuçiq, doli në protestë kundër studentëve protestues (ashtu njihen, ndonëse ka kohë që nuk janë studentë, por një...

Kush do jetë lideri i ri i Bayern? Emrin e gjen Thomas Muller

Kush mund të jetë lideri i ardhshëm i Bayern? Legjenda e klubit, Thomas Muller, ka një parashikim. Gjermani i ka befasuar të gjithë me përgjigjen...

Lajme të tjera

Web TV