Zbulime arkeolgjike në liqenin e Bovillës, i takojnë mesjetës së hershme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liqeni i Bovillës është pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit, ndërsa ofron për vizitorët një peizazh të veçantë, si një destinacion mjaft interesant për turistët vendas dhe ata të huaj.

Por, sipas arkeologes Suela Xhyheri, “Bovilla është e njohur si destinacion turistik, por e panjohur për një potencial të madh arkeologjik që ajo mbart”.

“Objektet arkeologjike tregojnë për një vendbanim që i takon mesjetës së hershme. Shumë pak e dinë që këtu në Bovillë ka të dhëna për një vendbanim që i takon mesjetës së hershme apo periudhës së Arbërit”, shprehet Xhyheri në një intervistë televizive.

Ndërsa nga gërmimet arkeologjike, pritet të faktohet që ky mund të jetë vendbanimi më i madh sa i takon kësaj periudhe në periferinë e Tiranës.

“Vendbanimi i Bovillës ka nga 12-14 tarraca. Tirana nuk është shumë e njohur nga ana arkeologjike, sidomos periferitë e qytetit”, tha Xhyheri.

Një tjetër vendndodhje ku do të kryhet sondazhi arkeologjik ndodhet pikërisht këtu pas meje, në rrënojat e asaj që mendohet se ka qenë Manastiri i Shën Mërisë, një prej manastirëve më të rëndësishëm të zonës së Tiranës.

“Janë gjurmët e një manastiri, kushtuar Shën Mërisë, rrënojat e të cilit, gjenden mbi këtë tarracë”, tha arkeologia.

Të dhënat e deritanishme tregojnë që ndërtimet kanë qenë të thjeshta, po aq e thjeshtë dhe gati e varfër ka qenë edhe ekonomia për këtë vendbanim, që reflektohet nga qeramikat e gjetura.

“Bëhet fjalë për kasolle. Ne kemi arritur të identifikojmë qeramikën. Këtu kemi një fregment të një ene, diku tek shekulli VII, deri në shekullin XI”, tha arkeologia.

Gjithsej këtu në Bovillë do të kryhen 3 sondazhe arkeologjike.

“Sondazhi i tretë, do të jetë në krah të ballkonit panoramik, ku është e dukshme një strukturë muri e cila zbret drejt digës dhe kjo është një nga ndërtimet më interesante”, pohoi Xhyheri.

Lexo edhe :  Avioni në Itali rrëzohet në autostradë dhe shpërthen në flakë

Liqeni i Bovillës shtrihet në krahun verilindor të Tiranës, midis dy vargmaleve kryesore, atë të Gamtit dhe të Brarit. Bovilla e ndodhur në një zonë me bukuri natyrore të mrekullueshme dhe me liqenin e saj nga i cili merr ujë të pijshëm një pjesë e madhe e Tiranës.

Kjo zonë po frekuentohet së fundi nga të apasionuarit e turizmit sportiv që është kthyer në një tendencë në Shqipëri, por kryesisht në Tiranë.

Ky vend mahnitës është përfshirë në itinerarin e disa tour operatorëve dhe grupeve që organizojnë evente në natyrë. /atsh/

Të fundit

Kur detyrat kushtetuese dhe publike përdoren si pronë private

Endri Kajsiu Pse mungoi kryeprokurori në prezantimin e draftit të kodit të ri penal dhe heshtja e çuditshme e organit...

Zjarret djegin banesa/ Evakuohen banorë dhe pushues në Borsh, aktive vatrat në Prespë

Perkeqesohet situata me zjarret në jug të vendit. Në Borsh flakët i janë afruar plazhit. Rruga kryesore Himarë-Sarandë pranë Borshit momentalisht është e pakalueshme...

Hulk Hogan, legjenda e muskujve që kaloi nga ringu në kinematografi

Nga Leonard Veizi I gjatë, i fuqishëm, me një buzëqeshje prej gladiatori dhe mustaqe të verdha që nuk e tradhtonin dot personalitetin ekstravagant – Hulk...

Dhunoi kamarierin në Vlorë për një shishe ujë, pezullohet nga detyra oficeri i policisë

Ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, aktualisht oficer i policisë kufitare në Dibër, Ardian Isufi është pezulluar nga detyra, për shkak të përfshirjes së tij...

Analiza/ Çfarë do të thotë njohja e Palestinës nga Franca?

Emmanuel Macron e njoftoi vendimin vonë në mbrëmje në X (24.07). Në një postim të gjatë, presidenti francez deklaroi se vendi i tij do...

Lajme të tjera

Web TV