Nga ARTUR AJAZI
Çirrej e pirrej, kreu i Partisë Demokratike, “tani kemimiqtë tanë amerikanë, Edi Rama, je i mbaruar, ështërradha jonë”. Kjo natyrisht para dhe gjatë fushatëselektorale. Kishin shpresë se “Trump para 11 Majit, do ti surprizonte me ndonjë sms apo telefonatë, dhegjithçka mori fund”. Por ardhja në pushtet në sistemindemokratik bëhet përmes votës, lirisë fjalës dhemendimit, dhe jo përmes marifeteve, skenareve, dheimagjinatave të shfrenuara. Shtetet ë Bashkuara tëAmerikës, janë superfuqia ekonomike dhe ushtarake e botës, me demokracinë më të përparuar. Por jo “xhandari i botës”. Ky mendim ishte dikur, dhe pas 1992, ne ndjemë se kishim gabuar. Por le të kthehemitek opozita, tek Partia Demokratike. Ajo pas riardhjessë Berishës si kryetar partie 2 vjet më parë, u konvertuasërish në “konservatore”, dhe u vetëshpall “aleate dhemike besnike e Donald Trump pas 4 Nëntorit 2024”. Çfarë politike, çfarë politikanësh, çfarë skenashqesharake ka përjetuar ky vend, ky popull në 35 vjet. Erdhi Xhejms Bejker, i puthëm gomat e makinës, pastaj u bë 1997, ç’nuk thamë në Parlament përamerikanët, kur ish-shefi SHIK-ut Gazidede, i shpalli ata “autorët e përmbysjes së Berishës nga pushteti”. Pastaj ngjarjet rrodhën dhunshëm, pastaj ndryshe, duke mos hamendësuar asgjë prej atyre që realiteti politikofronte. Berisha në 35 vjet, është bërë mik dhe armiknja 10 herë me amerikanët. Dhe nuk dihet sepse, pas 4 Nëntorit, ai u bë “mjaltë e qumësht” me SHBA-në e Donald Trump. E them këtë sepse, duke shfrytëzuarrastin dhe situatën, Berisha arriti deri atje, sa bëriparalele mes ngjarjeve që i kishin ndodhur Trumpit nëSHBA, dhe atij në Tiranë. Në çdo takim, fjalim, dheintervistë, Berisha deklaronte se “unë dhe Trump, kemitë njëjtin fat politik”. Nisur nga kjo që deklaronte, Berisha mbushi gjithë dynjanë se “si fitoi Trump nëSHBA, do të fitoj edhe unë në Shqipëri”. Aq e fortëishte kjo “bindje”, sa arriti të marrë në fushatën ë 11 Janarit, edhe shefin e fushatës së Trump-it, LaCivita. Dalja e parë, ishte pompoze, aq sa shumë shqiptarëmenduan se “Edi Rama tani humb zgjedhjet”. Por gabuan. Taktika dhe stradegjia e Edi Ramës për fitorenishin përcaktuar 1 vit para fushatës, dhe ishte gjithçka e qartë, në sigurinë e fitores së 11 Majit. Edi Rama, nukbëri fushatë as me eurodeputetë, as me amerikanë, por bëri fushatën më model me shqiptarë, me socialistë dheprogresistë. Dhe rezultati dihet. Nuk kishte si tëndodhte ndryshe. Po Berisha ku i ka sot miqtëamerikanë, ku e ka La Civita-n, ku i ka eurodeputetët ? Në Shqipëri është shumë e vështirë, madje e pamundurtë fitosh pushtetin, duke përdorur emra dhe figura pa asnjë lidhje me fatet dhe interesat ë shqiptarëve. Mendoj se, edhe sikur Trump të vinte në Tiranë, dhe tëdilte çdo ditë me Saliun në fushatë, humbja ë PD do tëishte ë pashmangshme. Ashtu siç fitorja e PS dhe Edi Ramës, do të ishte 100 per qind e sigurtë. Kjo le tëvlejë si leksion formimi për Berishën, dhe krejt ata qëbesojnë sërish se “pa Saliun, ne jemi të humbur”. /kb