Rally Albania ndalet në zonën e Korçës, pilotë nga 23 vende testojnë terrenin sfidues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur edicioni i 21-të i Rally Albania, ku pas ndalesës në Shkodër, gara është zhvendosur në Korçë për tapën e dytë të saj.

Rreth 200 pilotë nga 23 shtete të ndryshme të botës morën pjesë në një garë plot emocione, sfida dhe adrenalinë. Gara ka mbledhur pjesëmarrës nga vende si Australia, Shtetet e Bashkuara, Italia e shumë të tjera, të cilët shprehen të mahnitur jo vetëm nga natyra dhe terreni, por edhe nga mikpritja e shqiptarëve në zonat rurale që përshkojnë me automjetet e tyre.

“Është hera e dytë që jam në Shqipëri. Mora pjesë edhe vitin e kaluar në këtë garë. Më pëlqejnë shumë malet dhe rrugët me shkëmbinj – është sfiduese dhe emocionuese,” – tha një nga pilotët pjesëmarrës.

“Nuk është hera e parë që garoj. Është hera ime e dhjetë. Kjo nuk është thjesht një garë – është pasion, adrenalinë. Diçka që nuk bëhet kollaj, por nuk harrohet kurrë”, tha një pilot shqiptar.

“Vij nga Italia, kemi garues të fortë. Gara është shumë e bukur. Shqipëria është e mrekullueshme, njerëzit janë të thjeshtë dhe mikpritës, sidomos nëpër fshatra,” – u shpreh një tjetër garues.

Organizatorët theksojnë se Rally Albania është më shumë sesa një garë sportive – është një mision për promovimin e Shqipërisë në tregje të reja turistike.

“Kemi 200 pjesëmarrës nga 23 shtete të botës, përfshirë Australinë dhe SHBA. Rally Albania është një mision për Shqipërinë. Ne vazhdojmë të promovojmë vendin në zona ku ende nuk ka turizëm. Shqipëria ka shumë vende të paeksploruara që meritojnë të njihen e të popullohen, sidomos përmes këtij sporti,” – tha organizatorja Julinda Dhame.

Lexo edhe :  BIRN: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit përmbyt median shqiptare me lajme të rreme

Pas ndalesës në Shkodër dhe Korçë, gara do të vijojë drejt Vlorës, ndërsa përmbyllja e këtij edicioni pritet të zhvillohet në Tiranë. m.p.

Të fundit

Rama: Shqipëria mbështet vendimin e Trump, Irani ka përdorur retorikë apokaliptike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore në territorin iranian,...

Dorëheqja e Berishës, një çështje e respektit për ligjin e PD-së

Preç Zogaj Zbatimi i nenit* të dorëheqjes pa kushte të kryetarit kur partia humbet zgjedhjet është pikësëpari një çështje e respektit të kryetarit për ligjin...

Inter-Napoli, nis gara për sulmuesin që kushton 78 mln euro!

"Gazzetta Dello Sport" raporton se Inter dhe Napoli janë në konkurrencë të fortë për të rikthyer në Serie A, sulmuesin danez, Rasums Højlund, i...

Si e pëson ekonomia e Shqipërisë nga konflikti Izrael-Iran-SHBA

Nga nafta e drithi, te energjia elektrike apo lëndët e para për industrinë, bashkë me anulimin e kontratave në turizëm... përshkallëzimi i konfliktit mes...

Kush është gruaja që po përgatitet për t’u bërë shefja e re e SPAK-ut?

ELTON QYNO - Vetëm 1 muaj nga finalizimi i garës për kreun e Byrosë Kombëtarë të Hetimit (BKH), një lëvizje e papritur është marrë...

Lajme të tjera

Web TV