Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë nuk po zhvillohet vetëm në frontin tokësor, por edhe në hapësirën ajrore, ku të dyja palët po synojnë objektiva strategjikë me sulme të ndërsjella.

Së fundmi, imazhe satelitore kanë zbuluar se forcat ukrainase kanë rrëzuar një avion spiun rus Beriev A-50, një platformë e avancuar e vëzhgimit dhe kontrollit ajror. Ky avion është një mjet i çmuar për ushtrinë ruse, pasi përdoret për zbulim, koordinim të operacioneve ajrore dhe mbledhje të të dhënave për objektiva armike.

I bazuar në trupin e avionit transportues Il-76, Beriev A-50 është i pajisur me radar të fuqishëm që mund të zbulojë objektiva në distanca të gjata. Rusia zotëron një numër të kufizuar avionësh të këtij tipi. Sipas mediave ndërkombëtare, përfshirë edhe portalin ‘BT’, avioni i rrëzuar së fundmi u godit në bazën ajrore të Ivanovos, në territorin rus.

Nuk është hera e parë që Rusia humbet një A-50. Në janar 2024, një avion i tillë u rrëzua në Detin e Azovit në rrethana të paqarta.

Sulmi i fundit vjen në kuadër të ofensivës ukrainase kundër bazave ajrore ruse, ku janë të stacionuar bombardues strategjikë si Tu-95, Tu-22 dhe Tu-160, avionë të përdorur nga Moska për sulme të gjëra mbi Ukrainën. m.p.

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV