Ndalimi i anijes me aktivistët/ Mijëra qytetarë protestojnë në Athinë kundër Izraelit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra qytetarë kanë dalë mbrëmjen e së hënës në rrugët e Athinës dhe Selanikut për të protestuar kundër ndërhyrjes së ushtrisë izraelite ndaj anijes Madleen dhe aktivistëve që ndodheshin në bordin e saj me qëllim dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

Në Athinë, protestuesit u mblodhën në lagjen Panormu dhe më pas marshuan drejt ambasadës së Izraelit, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të ekuipazhit, thyerjen e bllokadës në Gaza dhe fundin e “gjenocidit ndaj popullit palestinez”.

Parulla “Liri për Palestinën” mbizotëronte në pankartat dhe thirrjet e protestuesve

Prania e policisë ishte dinamike dhe forca të shumta kishin rrethuar ambasadën me autobusët e blinduar të forcave të rendit. Thuajse shumica e partive opozitare greke kanë dënuar me deklarata sulmin ushtarak të forcave izraelite ndaj një anijeje civile dhe ekuipazhit të saj të paarmatosur dhe kërkojnë ndërhyrjen e organeve të BE.

Zoi Konstantopoulou, lidere e partisë politike “Lundrimi i Lirisë’.

U bëj apel të gjitha qeverive, të gjitha qeverive të Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit, të ndërmarrin veprime për të mbrojtur popullin palestinez që po përjeton një gjenocid, për të mbrojtur aktivistët tanë dhe për të mbrojtur njerëzimin.”

Në përfundim të protestës disa persona të grupeve anarkiste kanë hedhur bomba molotof ndaj disa policëve të trafikut rrugor dhe më pas janë shkaktuar tensione.

Atmosferë e tensionuar ka qenë edhe në Selanik në një protestë të ngjashme nga qindra grekë të mobilizuar nga nisma greke March to Gaza dhe aktivistë  e organizata, si Komuniteti Palestinez në Greqi.

Në disa media greke sot zë një vend të veçantë parulla që mbante në duar një protestuese dje ku shkruhej  se  Izraeli mund të ndalojë një varkë të vogël që transporton ndihma humanitare, por nuk mund të ndalojë presionin e një lëvizjeje globale./kb

Të fundit

Ditëlindja e polemikave, Lamine Yamal pagoi persona me nanizëm për t’i tallur me miqtë?

Festa madhështore e 18-vjetorit të Lamine Yamal ka sjellë polemika të forta në Spanjë. Ministria e të Drejtave Sociale i...

Gjykata Themelore dënon me burgim Agim Çekun

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim secilin ish-kryeministrin e vendit, Agim Çeku, dhe...

Trump humb durimin me Putin: Marrëveshje ose do vendos tarifa 100% kundër Rusisë

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një sërë deklaratash të forta gjatë një takimi në Zyrën Ovale me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark...

Në gjendje të rëndë dhe e intubuar, 17-vjeçarja mbërrin te Spitali i Traumës

17-vjeçarja e cila u soll e plagosur nga familjarët në spitalin e Vlorës, ka mbërritur në spitalin e Traumës. Sipas burimeve, 17-vjeçarja është në gjendje...

Bardh Spahia: Trishtim dhe turp! Rama po ndëshkon Thethin pas 11 majit

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka komentuar në "News24" shembjet e ndërtimeve pa leje në Theth. Spahia tha se kemi të bëjmë me një...

Lajme të tjera

Web TV