Rama: Çlirojmë Tiranën nga zaptimet në lagje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fitorja e mandatit të katërt i ka dhënë mundësinë kryeministrit Edi Rama që të marrë kohë të mjaftueshme për të reflektuar, si në analizë, gjithashtu edhe në projeksionet e reja qeveritare.

Pas zgjedhjeve, shefi i mazhorancës i ka patur të rralla daljet për mediat, por këtë të martë riktheu rubrikën “Sy m’sy” për t’iu përgjigjur disa pyetjeve të përzgjedhura që kishin ardhur nga qytetarët.

Nuk ndau detaje për ndryshimet në ekipin e tij, përveç vlerësimit për popullin shqiptar që i dha mandatin e katërt.

Qeveria po pret një lajm të mirë nga Brukseli, hapjen e një grup tjetër të kapitujve me BE në fund të qershorit: “Urojmë dhe dëshirojmë që së shpejti të hapim një grupkapitull tjetër”.

Fokusin ndërkohë e ka te Samiti i NATO-s në 2027 që do të jetë një tjetër moment, sipas Kryeministrit, që do ta vendosë Shqipërinë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare: “Kemi nisur organizimin. Ne kemi topin dhe me një masterplan do të jemi në qendër”.

Në mendje ka edhe një tjetër sfidë. Tirana është në një garë kokë më kokë me Madridin për të organizuar aktivitetin për ndarjen e çmimeve botërore për futbollin: “Globe Soccer Awards. Do ishte e bukur që çmimin Yamalit t’ia japim në Tiranë”.

Qytetarët kishin shqetësime të tjera dhe pyetën kryeministrin nëse këtë vit do të kenë hapësira publike në plazhe apo jo: “Në të gjithë Shqipërinë do kesh hapësira publike”.

Tiranës i doli zot sa i përket ankesave, si për jetën kulturore në kryeqytet ashtu edhe atë sociale: “Tirana ka kinema, teatër, muze dhe një muze të ri. Plan me pastrime e zaptimit të Tiranës”.

Lexo edhe :  Mbi 600 të arrestuar! Policia raporton përmbledhjen mujore të majit

Ndërsa kryeministri bën plane për qeverinë e re, socialistët po presin në heshtje fatin e tyre politik. Sa afër apo larg shefit të tyre do të jenë në këtë start të 4 viteve të ardhshme. m.p.

Të fundit

Fier, familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshimet e para…

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Fier,, ku 28-vjeçar është gjetur në banesën e tij pa shenja...

Silvinjo është thjesht simptoma, sëmundja duhet gjetur gjetiu…

Sa herë që një trajner i kombëtares shqiptare vjen edhe si produkt i “kompromisit politik”, fundi i historisë dihet që në fillim. Nuk është...

Rrëzimi i avionit me 242 pasagjerë në Indi, Begaj: Thellësisht të trishtuar

Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë, ku një avion pasagjerësh me 242 pasagjerë në bord i “Air India” u rrëzua. Përmes...

Juventus merr lajmin e keq, 70 milionë euro nuk mjaftojnë

Presidenti i Sporting Lisbonës, Frederico Varandas, ka dhënë një mesazh të qartë për Juventusin dhe çdo klub tjetër të interesuar për Viktor Gyökeres; 70...

“Logjikë nën nivelin e një 12-vjeçari”, Rama reagon pas gjyqit me Bashën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi ditën e sotme Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka hedhur poshtë padinë e tij për shpifje...

Lajme të tjera

Web TV