Frrok Çupi kallëzon për shpifje dhe fyerje Ilir Demalinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari dhe opinionisti i njohur Frrok Çupi ka dërguar përballë drejtësisë për shpifjeje të rëndë publike Ilir Demalian.

Më 11 qershor 2025, Çupi ka depozituar kallëzim penal në Gjykatë ndaj Ilir Demalias, pas një sulmi të hapur verbal në emisionin “Top Story”, ku tjuhet se është fyer dhe shpifur pa asnjë provë.

Sipas dokumenteve të kallëzimit, në fillim të marsit 2025, në një debat në “Top Story”, i ftuari Ilir Demalia, pa asnjë fakt ligjor apo dokument, e ka etiketuar Çupin si ‘spiun të komunizmit me pseudonimin Llulla’, dhe ka përdorur fyerje të rënda publike, duke e quajtur: “këllirë që del ekran më ekran”.

Vetë Frrok Çupi ka sqaruar se padia bazohet mbi Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, neni 120/1 për fyerjen publike dhe neni 11/2 për shpifjen me dashje. Ai kërkon ndëshkim penal për Ilir Demalian, për:

• Fyerje publike me terma poshtërues (“këllirë”)

• Shpifje publike me përmbajtje të pavërtetë (duke e quajtur “spiun i Sigurimit”)

• Etiketim me pseudonim të sajuar (emri “Llulla”) – pa asnjë fakt, dokument apo vendim zyrtar

/e.t

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV