Gianni De Biasi, një hap larg rikthimit në Shqipëri/ Ja skuadra që synon emrin e madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gianni De Biasi mund të rikthehet të veshë uniformën kuqezi të stërvitjes, por këtë herë jo si trajner i Kombëtares shqiptare, por me ngjyrat e Flamurtarit. Klubi vlonjat është në kërkim të një trajneri me peshë për të ndërtuar një skuadër konkurruese që të luftojë për titullin kampion dhe presidenti Sinan Idrizi ka treguar se është i gatshëm të investojë.

Pesë vite pas rikthimit në elitë, Flamurtari po përgatit një revolucion që duket se do të fillojë nga pankina. Në listën e kandidatëve për trajner janë përmendur emra të njohur si Shpëtim Duro, Gentian Mezani dhe Gianni De Biasi.

Edhe pse pista e De Biasit duket më e largët, ajo nuk përjashtohet si mundësi. Ish-trajneri i Shqipërisë në Euro 2016 ka lidhje të forta me futbollin ndërkombëtar dhe nëse do të firmoste me Flamurtarin, nuk do të ishte surprizë që në skuadër të vinin afrime me peshë.

Flamurtari ka nisur nga puna konkrete, kontaktet me kandidatët janë bërë dhe ofertat janë në tavolinë. Vendimi për trajnerin pritet të merret në ditët e ardhshme./e.t

Të fundit

Çfarë ndodhi në Ksamil? Historia qenka krejt tjetër!

Një tjetër version është duke qarkulluar mbi ngjarjen e ndodhur në Ksamil këtë të shtunë ku u dhunua shtetasi...

Ndryshon destinacioni për Granit Xhakën, ka dy opsione të reja

Fenerbahce ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e Granit Xhakës, duke iu bashkuar garës së nisur nga Sunderland, Inter dhe Milan për nënshkrim...

Dhërmi, hoteli derdhte ujërat e zeza në përrua, procedohet administratorja

Rastet e ndotjes së ujrave dalin akoma më shumë në pah gjatë sezonit turistik. Prania e pushuesve dhe turistëve i jep më shumë “zë”...

Plas grushti në AF Elbasani-Pogradeci, futbolli shqiptar s’ka paqe as në miqësore

Edhe pse vetëm një miqësore, ndeshja e përfunduar pak çaste më parë mes Elbasanit dhe Pogradecit në 'Elbasan Arena' i ngjante më shumë një...

Slloveni, qytetarët votojnë pro eutanazisë (pacienti vendos vdekjen)

Sllovenia legalizoi vdekjen e asistuar të hënën pas një referendumi, në të cilin shumica e votuesve votuan pro. Parlamenti slloven miratoi ligjin me...

Lajme të tjera

Web TV