Gjigantët e naftës ofrojnë 4.5 milionë euro për të blerë Mirlind Dakun nga Rubin Kazan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mirlind Daku është shumë pranë një transferimi te Zenit Saint Petersburg. Sulmuesi i kombëtares shqiptare pritet të ndërrojë skuadër gjatë këtij afati kalimtar veror, por jo kampionat, pasi do të vijojë të luajë në elitën e futbollit rus.

Klubi rus i Zenit St. Petersburg ka bërë një ofertë prej 4.5 milionë eurosh, të cilën Rubin Kazan është gati ta pranojë, duke hapur rrugën për një nga transferimet më të rëndësishme të një lojtari shqiptar këtë verë.

Daku ka pasur një sezon mbresëlënës në Premier Ligën ruse, ku u rendit si golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit (15 gola dhe 8 asistime), duke tërhequr interesin e disa klubeve të njohura, por Zenit ka vepruar më konkretisht dhe është pranë finalizimit të marrëveshjes.

Nëse nuk do të ketë ndonjë pengesë në minutat e fundit, Daku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të dielën, për të zyrtarizuar kalimin te nënkampionët e Rusisë. Kujtojmë se Zenit ka si sponsor gjigantët e naftës, Gazprom.

Ky transferim përfaqëson një hap të madh në karrierën e 26-vjeçarit, i cili synon të përforcojë edhe më shumë pozitën e tij në kombëtaren shqiptare./e.t

Të fundit

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë....

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në një nga projektet më ambicioze...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet...

Befasia e madhe nga Juventusi: 70 mln euro për sulmuesin më të kërkuar në Europë

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus. "Corriere dello Sport" raporton se Juventus, brenda pak ditësh do...

Lajme të tjera

Web TV