Një sherr mes tre personave është regjistruar mesditën e sotme në në fshatin Zharrëz të Patosit.
Babë e bir (Ardit Ngjeliu dhe Dhionis Ngjeliu kanë goditur me grushte një 60-vjeçar.
Pas kësaj dhune të ushtruar 60-vjeçari i identifikuar si Dhimitër Goga ka goditur me kaçavidë 35-vjeçarin.
Ky i fundit ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa i ati i tij dhe personi tjetër i përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat.
“Rreth orës 11:00, njoftohemi se në fshatin Zharrëz, ka patur një konflikt midis 3 shtetasve dhe për pasojë është dëmtuar me mjet prerës (kaçavidë) shtetasi A. N., 35 vjeç, banues në Zharrëz.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dh. N., 68 vjeç, banues në Zharrëz dhe shtetasi A. N. (babë e bir) kanë goditur me grushte shtetasin Dh. G., 60 vjeç, i cili më pas ka goditur me kaçavidë shtetasin A. N.
Shtetasi A. N. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit M. G. dhe Dh. G. ndodhen në Komisariat, me të cilët po kryhen veprimet hetimore e procedurale”, informoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit./e.t