“Temperatura përvëluese”/ Ja sa pritet të shënojë termometri pasditen e sotme

Vendi ynë do të përfshihet sot nga një valë të nxehti, me temperatura përvëluese që pritet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius në orët e pasdites, veçanërisht në zonat e ulëta dhe ato fushore. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta dhe kalimtare, kryesisht në zonat malore lindore.

Era do të fryjë nga verilindja në drejtim të veriperëndimit, me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe luginore do të arrijë deri në 10–14 m/s, duke sjellë një ndjesi më të fortë të nxehtësisë.

Valëzimi në det do të jetë i ulët, me intensitet nga 1 deri në 2 ballë, çka krijon kushte të favorshme për lëvizje detare dhe aktivitet turistik. Autoritetet rekomandojnë që në orët e pikut të nxehtësisë, të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore./e.t