700 euro për kamerierët dhe 1400 euro për kuzhinierët, Tatimet publikojnë pagat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për sektorin e turizmit dhe u bën thirrje tatimpaguesve në këtë sektor që të deklarojnë saktë pagat e punonjësve të tyre për të shmangur kontrollet dhe ndëshkimet, nëse kapen me shkelje.

Në kuadër të zbatimit të planit sektorial të turizmit dhe rritjes së pagesave për sigurimet shoqërore në funksion të rritjes së pensioneve, institucioni informon të gjithë tatimpaguesit e këtij sektori se do të analizohen pagat e punonjësve të deklaruar në listëpagesa.

Për vlerësimin e riskut të tatimpaguesve që shmangin pagesën reale të pagave të punonjësve, analiza do të ketë si element krahasues pagat indikative të profesioneve në sektorin e turizmit sipas tabelës bashkëngjitur këtij njoftimi.

Bëhet fjalë për pagat e banakierëve, kamarierëve, kopshtarëv, etj të cilat nisin nga 700 euro ose 700 mijë lekë të vjetra, e deri tek pagat më të larta të Kryekuzhinierëve, Kuzhinierëve dhe Shefave të pastiçerive që variojnë në 1300 – 1400 euro.

Administrata Tatimore thekson se çdo tatimpagues që pagën e punonjësit të tij të deklaruar, për profesionet e sipërpërmendura ose të ngjashme me to, do ta ketë nën nivelin e pagës indikative, do të konsiderohet me risk dhe do të bëhet objekt i verifikimeve të thelluara. m.p.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV