E qëlluan me thikë në Londër, dy 21-vjeçarët dënohen për vrasjen e shqiptarit (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy të rinj nga Tottenham janë shpallur fajtorë për vrasjen e shtetasit shqiptar Ervin Baraku, i cili u godit për vdekje me thikë pranë një stacioni metroje në Londër.

Sipas Policisë Britanike, Kevin Nguyen dhe Milumo Pedrinho, të dy 21 vjeç, u përfshinë në një përplasje me Barakun, 33 vjeç, më 23 korrik 2024, në një rrugë pranë stacionit të metrosë.

Konflikti përshkallëzoi në dhunë, kur dy të rinjtë e ndoqën viktimën në brendësi të stacionit. Aty, Pedrinho e goditi atë me një thikë, çka çoi në rrëzimin e Barakut nga shkallët dhe në plagë të rënda.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve mjekësore dhe transportimit urgjent në spital, Baraku nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë më 30 korrik, një javë pas sulmit.

Nguyen u arrestua ditën pas ngjarjes, ndërsa Pedrinho u kap disa ditë më vonë, pas një hetimi intensiv të autoriteteve britanike.

Superintendenti i Detektivëve, Sam Blackburn, e përshkroi ngjarjen si një “sulm të pakuptimtë dhe tragjik”, duke shtuar se “nuk ka vend për dhunë në rrjetin hekurudhor”. m.p.

Të fundit

Rubio: Rusët paguan me para në dorë karburantin në Alaskë

Edhe pse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pati një takim miqësor me homologun e tij rus, Vladimir Putin, sanksionet...

Berisha akuza Dumanit: Informon krerët e karteleve, nuk i arreston

Në vajtjen e tij të dytë në SPAK gjatë gushtit, ish-kryeministri Sali Berisha, i shtrëngoi dorën thuajse të gjithë mbështetësve të pranishëm. Pasi nënshkroi procesverbalin...

FSHF organizon turneun UEFA Development U-15 për vajza

Në muajin shtator, Federata e Futbollit do të organizojë turneun UEFA Development U-15 për vajza, një turne që synon zbulimin dhe zhvillimin e talenteve...

Policia e Tiranës aksion antidrogë në zonën e ish-parkut të autobuzave

Policia e Tiranës ka finalizuar një aksion antidrogë në kryeqytet ku ka sekuestruar kilogramë me drogë dhe arrestuar një person. Blutë e kryeqytetit kanë zbarkuar...

Ankth te socialistët, pse Rama nuk jep datë për “qeverinë e re”?

Socialistët po shijojnë javën e fundit të pushimeve zyrtare të verës, përpara se të njihen me ndryshimet që Edi Rama ka menduar për qeverinë...

Lajme të tjera

Web TV