Gjykatat shqiptare, 30 vjet pritje për pronën! Dy vëllezër vdiqën, i treti pret drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emisioni “Stop” ndodhet në Luz të vogël të Kavajës, ku takoi zotin Vahid Lushën. Ai së bashku me 3 vëllezërit, fituan të drejtën e pronës në vitin ‘94 nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për 16 mijë m2 tokë.

Në vitin 2009 u skualifikua nga ATP, por më pas e rifitoi të drejtën në dy shkallët e gjyqësorit. Sot, kanë kaluar 30 vjet, por Vahidi thotë se nuk kanë marrë as tokë dhe pas para.

“Ne i morëm me letra, por konkretisht asnjë gjë nuk kemi marrë deri më tani. Në vitin 2009 ATP na skualifikoi me arsyen që ne nuk kemi dokumente të mjaftueshme. Këtë vendim ne e hodhëm në gjykatë. Gjykata na dha të drejtë, ç’fuqizoi vendimin e kompozimit të pronave të qarkut të Tiranës.

Gjatë këtyre 14 viteve kam bërë kërkesë në vazhdimësi për vlerësimin e këtij vendimi, por deri tani asnjë gjë. Heshtje prej varri! Më thonë që të gjitha vendimet nga viti 1993 deri në vitin 2013 janë vlerësuar, kurse vendimi juaj i viti 1996 nuk figuron në fletoren zyrtare si i tillë”, tha denoncuesi.

Kur shkon në ATP i thonë, që duhet të presë pa afat, që vendimi të dalë në Fletoren Zyrtare. m.p.

Të fundit

Horoskopi ditor, 18 Qershor 2025

Dashi Gjatë kësaj të mërkure duhet të shmangni tensionet dhe kompromiset, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Ata që kanë...

“Mos ma shit këtë lojtar!” Xabi Alonso i bën një kërkesë Perezit

Përveç transferimeve të bujshme që Real Madrid ka bërë deri më tani, duke qenë klubi më aktiv në merkato, klubi madrilen do bëjë edhe...

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja kalon në 6 bashki

Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël. Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka marrë...

5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të...

Sinjale spastrimesh nga viroza e Berishës?

YLLI PATA - Mungesa e një buletini shëndetësor mbi virozën e Sali Berishës, kanë sjellë përveç vakumit, edhe disa zëra që duket jo krejt...

Lajme të tjera

Web TV