Kur në ndjejmë një aromë parfumi, menjëherë në mënyrë jo koshiente, lidhemi me një copëz të kujtimeve tona. Nuhatja e parfumit provokon ndjenja dhe sjell kujtime, të cilat i kishim harruar. Për të kuptuar parfumin, duhet të kthehemi shumë pas në kohë, duke mësuar që paralelisht me civilizimin është krijuar dhe parfumi. Parfumi dhe përdorimet e tij datojnë që në kohët antike. Egjiptianët janë përgjëgjës për origjinën e parfumit. Ata e përdornin gjerësisht atë; që nga ceremonitë fetare deri tek përdorimi i përditshëm. Elita e pasur e shoqërisë Egjiptiane, përkëdhelnin veten me aroma zambaku për të treguar statusin e tyre. Persianët, filluan të përdornin parfum si shenjë e statusit politik, e u desh civilizimi Grek dhe Romak, që parfumi të shihej si art dhe të prodhohej masivisht.
Mesa duket ishin vitet 7000 p.k, në Lindjen e Mesme, ku objekte të konsideruara si parfume dhe vazo kozmetike u shfaqën për herë të parë. Këto civilizime përdorën kryesisht rrëshirë për të krijuar parfume, të cilat përdoreshin për zotat ose familjet mbretërore. Egjiptianët ishin të zotë për të krijuar aroma të ndryshme, por ata ende nuk kishin informacione për procesin e distilimit. Edhe pse shumë të njohura e të përdorura gjerësisht këto parfume nuk kishin cilësinë e ditëve të sotme. Ky art, i cili hasi vështirësi në fillimet e tij, u zhduk gjatë periudhës së përfundimit të Epokës së Bronzit, rreth 1200 vite p.k. Gjatë periudhës arkaike, shekulli 6 p.k, parfumi filloi sërish të popullarizohej. Ata vendoseshin në shishe të vogla, vazo të zbukuruara, ose shishe prej alabastri. Erëzat, lulet, mineralet, bimët, vajërat ishin ndër përbërësit e parë që u përdorën për krijimin e parfumeve. Pyteja që shoqëronte parfumin, ishte e lidhur ngushtë me zhvillimin e teknikave të distilimit, të cilat u përhapën me anë të alkimisë dhe doktorëve Arabë në Andaluzi gjatë shekullit të 13./E.Ç