Sezoni turistik në Vlorë, kryebashkiaku Dredha: Janë rritur prenotimet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sezonin turistik në Vlorë, kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha e cilëson pozitiv ndërsa edhe pritshmëritë janë të tilla.

Dredha ka komfirmuar se tashmë prej më shumë tre javësh Vlora edhe zyrtarisht e ka çeli sezonin por mund të thuhet që ka nisur më parë, ndërsa referuar prenotimeve pritet që edhe muajt në vijim të regjistrojnë rritje të numrit të turistëve

Dredha ka prekur edhe bashkëpunimin me operatorët turistik vendas apo të huaj ku nuk kanë munguar edhe nga Lituania apo Polonia, ndërsa ka theksuar edhe faktin se Vlora tashmë ka rritur edhe njësitë akomoduese.

Sa i takon plazheve publike dhe atyre private, janë katër plazhe nën menaxhimin e bashkisë duke nisur nga Zvërneci deri në Rradhimë, ndërsa gjatë kësaj të premte, plazhi pranë ish- akademisë së marinës u kompletua me të gjithë aksesorët për plazh publik.

Dredha foli edhe për projektin e ujësjellësit dhe landfillin dy projekte me mjaft rëndësi për qytetin dhe të ardhmen e Vlorës.

Një nga situatat që kërkon zgjidhje është ajo e vrojtuesve në plazhet publike, ndërkohë që Dredha ka theksuar se ky sezon pritet të jetë ashtu si Vlora e meriton duke i bërë edhe një thirrje shqiptarëve të zgjedhin pikërisht Vlorën për të pushuar. m.p.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV