Kanabis në mes të pyllit/Asgjesohen rreth 12 mijë fidanë në Shkodër, procedohen 5 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Komisariatet në varësi të saj, në kuadër të operacionit të gjerë “Koordinata”, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të paligjshëm të bimëve narkotike.

Bazuar në inteligjencën policore dhe monitorimin nga ajri me dronë dhe toka me patrulla këmbësore, janë lokalizuar dhe asgjësuar 12 203 bimë e fidanë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.

📌 Rastet konkrete:

🔹 Njësia administrative Pult, Shkodër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 455 bimë narkotike. Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj inxhinierit të pyjeve, shtetasit A. M., për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

 

 

🔹 Njësia administrative Temal, Vau i Dejës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 11 748 bimë narkotike. Për këtë rast u proceduan:

Kryeplaku i fshatit Kllogjen, Gj. G., për shpërdorim detyre;

Dy vrojtues pyjesh, shtetasit P. Sh. dhe F. G., për shpërdorim detyre.

📍Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre rasteve.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur në luftën kundër kultivimit të drogës, në çdo zonë të vendit./e.t

Të fundit

Lufta në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme apel shqiptarëve që jetojnë atje

Me përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje të...

Aksident në aksin Shkodër-Muriqan, makina përfundon në kanal

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Shkodër-Muriqan. Sipas raportimeve, drejtuesi i mjetit ka...

Me duar dhe këmbë të lidhura, në brigjet spanjolle gjenden 5 trupa

Policia spanjolle ka nisur një hetim të thellë pas zbulimit të trupave të lidhura në det, që dyshohet të jenë migrantë të cilët po...

Sulmi në bazën amerikane, Irani e informoi Katarin më parë?

Irani thuhet se ka koordinuar sulmet ndaj bazave amerikane me Katarin, me qëllim që të minimizohen viktimat. Lajmi raportohet nga New York Times, duke...

Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, “mesazhi i forcave të armatosura iraniane për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët e saj është i qartë:...

Lajme të tjera

Web TV