Konflikti Izrael-Iran, mblidhet G7-ta! Trump, i vetmi lider që mund të bindë Netanyahun!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Samiti i G7-ës, që mbahet në Kanada nga data 15 deri në 17 qershor, është e qartë se do të dominohet nga lufta – vetëm jo ajo që kishin pritur deri përpara pak ditësh liderët botërorë.

Në krye të axhendës së takimit të rëndësishëm kishte qenë konflikti Ukrainë-Rusi si dhe lufta e tarifave të Donald Trumpit kundër partnerëve tregtarë të Amerikës.

Tani, në mënyrë të pashmangshme, në plan të parë të samitit tre ditor në Alberta del përplasja në Lindjen e Mesme, që ka potencialin të shkundë të gjithë botën. Vendimi i Izraelit për të sulmuar Iranin do t’i detyrojë Grupin e Shtatë fuqive perëndimore të shpenzojnë më pak kohë për çështje të tjera dhe në vend të kësaj të diskutojnë mënyrat e menaxhimit të konfliktit, thotë BBC.

Ashtu si shumë nga diskutimet e tyre, kjo do të përfshijë Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë – së bashku me Kanadanë dhe Japoninë – që kërkojnë ndikimin e SHBA-së, sepse pavarësisht faktit që Izraeli i nisi këto sulme pa mbështetjen e qartë të Washingtonit, presidenti amerikan Donald Trump është i vetmi udhëheqës me ndikim real mbi Kryeministrin e shtetit hebre, Benjamin Netanyahu.

Udhëheqësit e G7-ës, të cilët pritet të mbërrijnë në Kanada sot, i njohin rreziqet globale të sigurisë dhe ekonomisë nëse ky konflikt përshkallëzohet, duke përfshirë edhe vende të tjera, cka do të sille vec të tjerash edhe një rritje të beftë të cmimit të naftës. Megjithatë, ata mund të kenë vështirësi në arritjen e një qëndrimi të përbashkët.

Disa, si kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë bërë thirrje për përmbajtje dhe ulje të tensioneve. Por të tjerë, si kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, e kanë dënuar sulmin e Izraelit si “të patolerueshëm” dhe “jashtëzakonisht për të ardhur keq”. Nga ana e tij, Trump i vlerësoi sulmet e Izraelit si “të shkëlqyera”./e.t

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV