Tjetër aksident ajror në Indi, rrëzohet helikopteri me pelegrinë, 7 persona të vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një helikopter që transportonte pelegrinë hindu është rrëzuar në Indi, duke marrë jetën e shtatë personave që ndodheshin në bord.

Aksidenti ndodhi pak minuta pasi helikopteri u nis, në një fluturim që duhej të zgjaste vetëm rreth 10 minuta. Helikopteri po udhëtonte nga qyteti i tempullit Kedarnath në shtetin verior të Uttarakhand drejt Guptkashi, një vend i njohur pelegrinazhi në Himalaje.

Ngjarja tragjike ndodh vetëm tre ditë pas rrëzimit të një avioni të Air India-s në afërsi të aeroportit të Ahmedabadit në Indi veriperëndimore, ku humbën jetën të paktën 270 persona.

Helikopteri, i operuar nga kompania private Aryan Aviation, u rrëzua në një zonë me pyje disa kilometra larg rrugës së pelegrinazhit të Kedarnathit, rreth orës 5:30 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Zyrtarët thanë se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Autoritetet kanë nisur një operacion kërkimi dhe shpëtimi dhe pritet të rishikojnë protokollet e operimit për fluturimet në këtë rajon të vështirë./e.t

Të fundit

Breshëri plumbash mes dy automjeteve në Tetovë, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tetovë. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se një...

Kurseu 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një zhvlerësim i fortë i jenit...

Vrau 3 persona në Gjilan, autori ka foto me Osmanin dhe Kurtin

Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e dy personave sot në Gjilan, është shapllur në kërkim nga Policia e Kosovës. Policia e Gjilanit po kërkon...

“Te Bayern po kaloja në depresion, shpëtova nga Liverpool”

“Nëse ne nuk do të ishim duke jetuar me të në Mynih, do të binte në depresion”. Kështu janë shprehur prindërit e mesfushorit Gravernberch,...

Havzi Nela, poeti përkujtohet ekzekutimi nga regjimi! “Jeton si simbol i lirisë”

Ishte mëngjesi i 10 gushtit 1988, kur poeti Havzi Nela u var publikisht në sheshin “Agjencia” në Kukës, një ngjarje që tronditi vendin dhe...

Lajme të tjera

Web TV