Cilat verëra janë më të dëmshme për organizmin?/ Ja çfarë thotë kardiologia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konsumi i verës është një pjesë e pandarë e kulturës mesdhetare, por duhet të bëhet me kujdes dhe masë sidomos sepse alkooli, përfshirë verën, mund të ketë ndikim negativ në zemër dhe arterie.

Po cili lloj vere është më i dëmshëm për sistemin kardiovaskular e kuqja, e bardha apo rozë? Për këtë pyetje, ka dhënë përgjigje një kardiologe për median franceze Top Santé.

Verërat me antioksidantë, ‘më pak të dëmshme për zemrën’

Siç pritej, verërat që përmbajnë antioksidantë, sidomos polifenole, konsiderohen më pak të dëmshme për zemrën.

“Këto substanca kanë efekte potencialisht mbrojtëse për zemrën,” thotë Dr. Virginie Marchal, kardiologe në Aix-en-Provence, edhe pse shton se këto efekte janë të moderuara.

Në këtë kategori bëjnë pjesë shumë verëra të kuqe, si Merlot, Cabernet Sauvignon dhe veçanërisht Pinot Noir të pasura me resveratrol, një antioksidant që ndihmon në përmirësimin e funksionit të enëve të gjakut, uljen e inflamacionit dhe rritjen e kolesterolit të mirë (HDL).

Sipas Dr. Marchal, është e preferueshme të zgjidhet një verë e kuqe organike ose natyrale, që përmban më pak sulfite dhe është pa pesticide. Edhe verërat rozë të thata përmbajnë antioksidantë, por në sasi më të vogël sesa ato të kuqe.

Verërat që duhen shmangur për shëndetin e zemrës

Në anën tjetër, verërat më të dëmshme për sistemin kardiovaskular janë ato që nuk përmbajnë substanca mbrojtëse dhe janë të pasura me sheqer, kryesisht verërat e bardha të ëmbla dhe ato me shije shurupi.

“Verëra si Sauternes apo Geëurztraminer kanë përqindje të lartë sheqeri, çka mund të ndikojë negativisht në metabolizëm dhe në shëndetin kardiovaskular,” paralajmëron Dr. Marchal.

Lexo edhe :  Cilët janë faktorët e rrezikut për autizëm gjatë shtatzënisë?

Gjithashtu, verërat e ëmbla të fortifikuara, si Porto, Madeira apo Marsala, duhet të konsumohen me shumë kujdes.

“Këto përmbajnë sasi të larta alkooli dhe sheqeri, dy faktorë që rrisin rrezikun për probleme të zemrës nëse konsumohen rregullisht,” thekson ajo.

Së fundi, verërat me përqindje të lartë alkooli (mbi 15%) mund të kontribuojnë në rritjen e tensionit të gjakut dhe në shfaqjen e aritmive ose problemeve të tjera kardiake, ndaj këshillohet të konsumohen me masë./E.T

Të fundit

Trump ia vulosi fatin e “non gratës” dje, Berisha: E ka me Ramaduron dhe kartelet e tij!

Sali Berisha është shprehur se Presidenti amerikan Donald Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme, për shkak të...

E braktisi për të marrë drejtimin e Kadastrës/ Berisha zbulon mesazhin e Deromemaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar largimin e Genc Deromemajt nga kryesia e PD-së për të marrë drejtimin e Kadastrës së Vlorës. Gjatë...

“Një komb nuk duhet ta ngrejë shpatën kundër një tjetri”/ Papa bën thirrje për paqe

Papa i ka kërkuar Izraelit dhe Iranit të “hedhin poshtë logjikën e ngacmimit dhe hakmarrjes”. Duke folur në audiencën e tij të përgjithshme javore, Papa...

E rëndë në Mamurras/ Gjendet trupi i pa jetë i një 60-vjeçari në një depo uji

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zheje të Mamurrasit. Rreth orës 10:00 të paradites së kësaj të mërkure, është gjetur trupi i...

Zyrtare, edhe sezonin e ri Superliga e futbollit do luhet me ‘Final 4’

Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që skema “Final 4” do të vijojë të përdoret edhe për sezonin...

Lajme të tjera

Web TV