“Nuk do luani nëse e teproni!” Alonso paralajmëron yllin Mbappe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xabi Alonso e ka filluar me shumë vrull dhe orë pune të gjata rrugëtimin e tij si trajner te Real Madrid. Tekniku spanjoll i ka idetë shumë të qarta si do të zbresë në fushë sezonin e ri dhe iu ka bërë të ditur të gjithë lojtarëve rregullat e tij.

Nga këto rregulla nuk bëjnë përjashtim as dyshja Kylian Mbappe dhe Vinicius junior. “Marca” raporton se Xabi Alonso iu ka bërë të qartë gjithë futbollistëve, përfshi edhe dyshen e sulmit, se nuk duhet të presin t’u vijë topi, por duhet të vrapojnë për çdo top të mundshëm. Qëndrimi pasiv në fushë nuk do tolerohet.

“Nuk keni pse të vraponi sa dhe si mbrojtësit tanë, por duhet të ushtroni vazhdimisht presion mbi mbrojtësit kundërshtarë. Duhet të vraponi për çdo top, nuk mund të rrini në vend dhe të prisni topin për të shënuar”, mësohet t’u ketë thënë Alonso dyshes sulmuese, Mbappe-Vinicius Junior.

Të fundit

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen...

“Tani jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”: Dita kur filloi Epoka Atomike

16 Korrik 1945 Në orën 05:29 të mëngjesit, më 16 korrik 1945, qielli mbi shkretëtirën Jornada del Muerto në New Mexico u ndriçua nga...

Horoskopi ditor, 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Lajme të tjera

Web TV