Atletiko e Madridit u mposht nga PSG-ja me rezultatin 4 me 0 në duelin e vlefshëm për Botërorin e Klubeve. Një përballje delikate që u luajt në temperatura jo komode, teksa termometri shënonte 32 gradë.
Në lidhje më këtë fakt është ankuar edhe futbollisti i Atletikos, Markos Jorente, i cili thekson se i dhembnin thonjtë e këmbëve nga vapa dhe nuk mund të vraponte në normalitet.
Vlen të theksohet se kjo ndeshje pati disa ndalesa si pasoje e motit tejet të nxehtë, në Pasadena të Kalifornisë, qytet disa kilometra larg Los Angelesit.
“Është e pamundur të luash kështu, në këtë orë, me këtë vapë. Është tmerrësisht vapë. Më dhembnin thonjtë e këmbëve. Nuk mund të vrapoja mirë. Është e pabesueshme. Meqenëse është e njëjta gjë për të gjithë, nuk është justifikim”, u shpreh Jorente, pas duelit të humbur me rezultatin 4 me 0./E.T