5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të këtij viti nuk janë realizuar 128 milionë euro shpenzime të planifikuara. Në total gjatë kësaj periudhe institucionet në vend kanë shpenzuar 2 miliardë 655 milionë euro, nga 2 miliardë 783 milionë euro që ishte plani për këtë pesëmujor.

Institucionet gjatë periudhës elektorale kufizohen për shkak se mund të bien në kundërshtim me kodin zgjedhor. Shkaku tjetër për mos-realizimin e investimeve ka të bëjë me keqplanifikimin nga ana e institucioneve, siç ndodhi vitin e kaluar, kur pjesa më e madhe e investimeve u bë në fund të vitit të kaluar.

Ndërkohë kjo periudhë e parë e vitit ka rezultuar e ‘artë’ për thesarin e shtetit që po mbledh miliona euro më shumë se vjet. Nga tatimet dhe taksat nga janari deri në fund të muajit maj janë mbledhur 3 miliardë euro ose rreth 187 milionë euro më shumë se vjet në të njëjtën periudhë.

Duke qenë se arka e shtetit po merr më shumë para sesa po nxjerr suficiti për këtë 5-mujor ka arritur në vlerën 400 milionë euro thotë Ministria e Financave, raporton Shqiptarja.com.

Vetëm administrata tatimore ka mbledhur 1.1 miliardë euro gjatë kësaj periudhe ku pesha më e madhe bie mbi të punësuarit. Për shkak të rritjes së pagave në administratë, aksionit ndaj pagave të nëndeklaruara dhe dorëzimit të deklaratave të të ardhurave individuale (DIVA), të ardhurat nga tatimi mbi pagat kanë arritur në 341 milionë euro, ose 73 milionë euro më shumë se vitin e shkuar në të njëjtën periudhë. Për këtë arsye janë rritur edhe të ardhurat për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që arritën në 735 milionë euro.

Lexo edhe :  Çmimet e naftës rriten përsëri, ndërsa konflikti Izrael-Iran nuk tregon shenja qetësimi

Kontributin e dytë më të madh e ka dhënë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar që lidhet direkt edhe me konsumin. Nga TVSH-ja janë mbledhur në total 305 milionë euro ose 73 milionë euro më shumë se vjet. Më pas renditen fitimet e bizneseve. Janë 285 milionë euro të ardhura të mbledhura nga tatimi mbi fitimin me rritje prej 8.9 milionë euro në raport me vjet. m.p.

Të fundit

Balla në Strasburg: Shqipëria e vendosur për të hyrë në BE!

Ditën e sotme ka nisur në Strasburg takimi i 19-në i Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Ky takim dy ditor...

“Hidhen shashka më kot”/ Gjinushi: Nuk ka asnjë abuzim financiar në Akademinë e Shkencave

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, i ftuar në studion e News 24, ka hedhur poshtë akuzat për abuzime financiare në këtë institucion,...

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në edhe për Qarkun e Korçës/ Nuk ka përsëritje të zgjedhjeve

Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë edhe kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Korçës. PD kishte dorëzuar një ankesë lidhur me...

“Netanyahu ia ka kaluar dhe Hitlerit”/Erdogan: Irani po mbrohet kundër mizorisë izraelite

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka reaguar ashpër për sulmet e fundit izraelite ndaj Iranit. Në një fjalim në parlamentin e Turqisë, Erdogan...

Blerina Pëllumbi (Demo), gruaja e parë shqiptare në skenën e Hollywood-it me një libër

Nga Hamza Hatika Blerina Pëllumbi (Demo) është shpallur Finalist “Autor i Vitit 2025” nga “IMPAKT BOOK AWARDS”, një nga konkurrimet më të mëdha botërore për...

Lajme të tjera

Web TV