Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Elbasanit ishte në fokus të emisionit ‘Frontline Intervieë’ në Report Tv, ditën e sotme, ku ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku tha se problematikat që kanë dal nga rinumërimi kanë qenë të vogla dhe nuk ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.
Ai tha se rinumërimi i votave po përdoret si alibi nga PD për humbjet që mori në zgjedhjet e 11 majit.
‘Problematikat për Elbasanin janë të vogla dhe ishte e pritshme për shumë arsye. Aty mund të ketë gabime proceduriale por jo të ndryshohet rezultati. Ky verifikim është bërë sa kohë e parashikon ligji dhe ka qenë një shpenzim i kot energjie. Ishte një proces që u vëzhgua nga shumë pak, nga media dhe u numërua nga numërues të PD dhe kur doli rezultati dolën thanë ato që thanë. PD i duhet një alibi për humbjen dhe për të zgjatur agonin e një fakti që shqiptarët kanë zgjedhur që të besojnë tek PS. Ata nuk kanë pranuar një të vërtetë që është shumë evidente’, tha ai. m.p.