Verifikohen kutitë e Gramshit dhe Peqinit, PD: U cenua procesi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike nisi grumbullimin e provave të martën për të vërtetuar atë që e ka cilësuar “farsë zgjedhore”.

Në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” u hapën 94 kutitë e Gramshit dhe Peqinit ku u krahasuan fletët e votimit që ndodheshin në kuti me materialet zgjedhore. Në disa prej tyre demokratët vërejtën problematika.

Pavarësisht këtyre problematikave përfaqësuesi i PD në KAS, Indrit Cefa tha se është ende herët për të dalë në përfundime. Cefa tha se rinumërimi për këto zona për momentin nuk do të ishte produktiv.

Në vijim do të jetë Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve që do të vendos nëse gjetjet e procesit të verifikimit do përbëjnë prova të mjaftueshme për të shpallur të pavlefshëm rezultatin e qarkut të Elbasanit. Procesi i rinumërimit do të nisë të mërkurën me qarkun e Tiranës.

Partia Demokratike pretendon mandatin e 14 për të ulur në parlament Ilir Alimehmetin ndërsa shpresa rikthehet edhe për disa kandidatë socialiste të cilët humbën mandatin për një grusht votash. m.p.

Të fundit

Drafti i Kodit Penal, Prokurori Çela kundër: Rrezikon të minojë funksionimin e drejtësisë

Në sallën kur të premten e kaluar u prezantua drafti i kodit të ri penal, mungonte Prokurori i përgjithshëm...

Denoncimi i Berishës: Laptopi i Ballukut ka të dhëna, ku punojnë terroristë elektoralë

Kreu i PD, Sali Berisha, ka bërë një tjetër denoncim ndaj qeverisë, duke përmendur një laptop të ministres Belinda Balluku që, sipas tij, përmban...

Aplikoni nga sot për shkollën e lartë!/ Rama: Sistemi do të jetë i hapur deri më 3 gusht

Këtë të martë janë hapur aplikimet për përzgjedhjen e programeve të studimit në universitete. Lajmin e ka bërë me dije edhe kryeministri Edi Rama, i...

”The Standard”: Pse Tirana e bukur duhet të jetë pushimi juaj kulturor i radhës

Tirana, ky qytet plot gjallëri, është shumë më tepër sesa një ndalesë në rrugën drejt plazheve me rërë të bardhë të Shqipërisë, shkruan sot...

Kryemadhi heq unazën e martesës para SPAKut: Po bëj gati skenarin për…

Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK ku do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve. Ajo ka hequr unazën para godinës së Prokurorisë së Posaçme. “Ku ta...

Lajme të tjera

Web TV