Befasia e futbollit shqiptar! Trajneri i ri merr ofertë nga… Ruanda!

Trajneri i ri, Ditmar Bicaj, raportohet se këtë javë ka marrë një ofertë të befasishme.

Me përvojë ende të vakët si trajner i Burrelit, ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka shansin të marrë drejtimin e kombëtares së Ruandës.

Raportohet se ai është takuar me drejtuesit e federatës së Ruandës dhe ka dëgjuar ofertën e tyre joshëse. Ende po diskutohet për detajet e fundit.

Bicaj duket i motivuar për këtë aventurë të re në karrierën e tij. m.p.