Marshim për Gentiana Hudhrën/ Djali ecën në heshtje për nënën e vrarë nga i ati!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme në qytetin italian të Tolentinos u zhvillua një marshim në nderim të Gentiana Hudhrës, gruas shqiptare që u vra brutalisht nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra.

Ngjarja tronditëse ka prekur thellë komunitetin, ndërsa në manifestim mori pjesë edhe djali i viktimës, i cili nuk i përmbajti emocionet mes dhimbjes së humbjes.

Mes qindra qytetarëve që marshuan për drejtësi dhe kundër dhunës ndaj grave, ishte edhe këshilltarja rajonale Linda Elezi. Me një fjalim prekës, ajo denoncoi jo vetëm aktin barbar, por edhe indiferencën shoqërore që shpesh i paraprin tragjedive të tilla.

“Si grua, si politikane, si shqiptare, e them me zë të qartë: Gentiana nuk u vra nga një burrë, por nga një dashuri e sëmurë, që maskohet si ndjenjë, por në të vërtetë është kontroll, dhunë dhe çmenduri.”-deklaroi Elezi.

Ajo theksoi se ligjet nuk janë të mjaftueshme për të mbrojtur gratë, nëse nuk shoqërohen me një ndërgjegjësim të thellë shoqëror.

“Nuk duhet të vdesësh pse ke pasur forcën të largohesh nga dhuna, të ndërtosh jetën tënde nga e para. Dashuria nuk është dhunë, as frikë, as kontroll.”-vijoi ajo.

Në përfundim të fjalës, Elezi bëri thirrje për veprim të përditshëm, jo vetëm reagim pas tragjedisë.

“Duhet të ndërtojmë një kulturë jete e respekti. Lotët pas një vrasjeje nuk mjaftojnë më. Na duhet zë, guxim dhe reagim për çdo grua që jeton në frikë.” m.p.

Të fundit

Beteja vendimtare dhe fushata e Halid bin Ualidit

Në vitin 636, gjatë periudhës së kalifatit të Rashidunëve, forcat arabe myslimane të udhëhequra nga gjenerali i shquar Halid...

Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës

Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat më të fundit...

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni larguar më parë, do i...

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Lajme të tjera

Web TV