Pas përfundimit të verifikimit të fletëve të votimit në 94 kutitë e zonave Gramsh dhe Peqin, të cilat u krahasuan me dokumentacionin zgjedhor përkatës, sot në orën 09:00 në pallatin e sportit “Farie Hoti” pritet të nisë procesi i rinumërimit për të gjithë qarkun e Tiranës.
Në total do të shqyrtohen 1 282 kuti votimi, duke përfshirë si votat për subjektet politike, ashtu edhe ato për kandidatët individualë.
Procesi në kryeqytet pritet të zgjasë rreth 10 ditë. Pas përfundimit të këtij faze, do të fillojë rinumërimi në qarkun e Fierit me 587 kuti, e më pas në Durrës, ku do të shqyrtohen 360 kuti votimi, përfshirë 85 kuti që vijnë nga diaspora.
Në këtë proces do të angazhohen 24 grupe pune me një total prej 63 punonjësish të administratës zgjedhore, ku përfshihen 48 numërues dhe 15 zëvendësues./kb