Zbulohet shifra e bujshme, BE ofron ndihmën e radhës për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga inovacioni, mjedisi, ndërlidhja rajonale e deri tek përfshirja sociale. 41 milionë euro do të investojë Bashkimi Evropian në 43 projekte të shpallura fituese në kuadër të “Interreg IPA South Adriatic”, që përfshijnë Shqipërinë, Malin e Zi dhe 2 rajone të Italisë, Puglia dhe Molise.

Për Shqipërinë fondet do të menaxhohen nga SASPAC, dhe sigurisht nga të dërguarit e Brukselit një mesazh ishte dhe për monitorimin e përdorimit të fondeve, duke pasur parasysh rastin në SASPAC kur Ilir Beqaj ish drejtues i saj është i arrestuar për abuzime. Rregulla të reja thotë BE do të zbatohen për lëvrimin e parave.

“Po përjetojmë kohëra që ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme. Edhe në BE do të aplikohen një numër i konsiderueshëm rregulloresh në Bruksel, që do të ndryshojnë edhe të ardhmen e fondeve të BE-së. Do doja që ta kuptonit që roli juaj është shumë i rëndësishëm. Sigurisht që vendimet merren larg prej jush nga qeveritë e ndryshme të vendeve të BE-së, por shembulli juaj është i rëndësishëm për vijimin e kësaj politike”, tha Gilles Kittel, Politika Rajonale dhe Urbane e Komisionit Evropian.

Këto projekte të reja që synojnë investime në teknologji, energjinë e gjelbër, në kulturë, shëndetësi apo siguri kibernetike, janë edhe një ‘sprovë’ që Shqipëria duhet të kapërcejë në rrugën e saj të anëtarësimit.

“Investimi prej 41 milionë euro që prek këto projekte nuk është thjeshtë një mbështetje financiare por një investim më të mençur, integruar dhe më të ndjeshëm ndaj nevojave të qytetarëve. Ky financim është një moment edhe për reflektim për sfidat që kemi përpara. Ritmi i zbatimit financiar dhe përthithja e fondeve kërkojnë përkushtim të shtuar”, u shpreh drejtuesja e SASPAC Eridana Çano.

Lexo edhe :  “Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

Interreg IPA South Adriatic 2021-2027 është një Program Bashkëpunimi Ndërkufitar i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit për Para-Anëtarësim dhe synon promovimin e rajonit të Jugut të Adriatikut, për tu bërë më i zgjuar, më i gjelbër, më i lidhur dhe më gjithëpërfshirës. m.p.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV