Berat, Makina përfshihet nga flakët, zjarrfikësit shmangin përhapjen e zjarrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën e Mimiasit, në fshatin Rroshnik të Beratit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 dhe automjeti është shkrumbuar plotësisht.

Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit në një kohë të shkurtër, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt masivit me pisha dhe parcelave me ullinj.

Sipas zjarrfikësve, dyshohet se shkak për zjarrin ka qenë një defekt në qarkun elektrik të mjetit tip “Peugeot”, që ishte në pronësi të shtetasit Vangjel Bitri, banues në Berat. Bitri kishte shkuar në parcelën që zotëron në Mimias, ndërsa mjeti mori flakë rreth 40 minuta pasi ishte fikur dhe parkuar në rrugë. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. m.p.

Të fundit

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Autori lë spitalin dhe dërgohet në komisariat (VIDEO)

Policia e Korçës ka nxjerrë pas mjekimit në spital autorin e dyshuar të vrasjes me thikë të 14-vjeçarit bashkëmoshatar Erald...

Taksat vendore, tashmë në kohë reale në e-Albania

Bizneset dhe qytetarët e Tiranës mund të kontrollojnë në kohë reale detyrimet e tyre vendore përmes shërbimit elektronik “Taksat dhe tarifat vendore – Bashkia...

Rusia bllokon thirrjet përmes WhatsApp dhe Telegram

Autoritetet ruse kanë njoftuar se po kufizojnë “pjesërisht” thirrjet përmes aplikacioneve të mesazheve Telegram dhe WhatsApp, hapi i fundit në një përpjekje për të...

“Vetëm valixhja na ka mbetur”/ Shqetësimi i serbëve përballë unitetit shqiptar

Nga Sandra Cvetkoviq, REL Svetozari nga Graçanica, pranë Prishtinës, u nis të enjten në mëngjes drejt komunës në përpjekje që të regjistrohet. Ai e bëri këtë nga...

Arben Malaj vijon “sherrin” me Myslym Murrizin: Më kërcënove me bandat e Fierit!

Nuk resht sherri në distance ndërmjet ish-ministrit të Financave Arben Malajt dhe ish, nënkryetarit të Kuvendit, Myslym Murrizi. Të cilët sot kanë vijuar disa...

Lajme të tjera

Web TV