Konfliktet në Lindjen e Mesme, analisti: Ja e vetmja gjë që mund t’i ndodhë Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit, i cili çdo ditë e më shumë është më agresiv, ka filluar që të japë ndikimin e saj tek popujt e tjerë, që nuk janë as pjesë e kësaj lufte.

Në studion e emisionin “Opinion”, në Tv Klan, u diskutua tema “A rrezikohet Shqipëria pas konfliktit Izrael-Iran?”, me të ftuar analistin Fitim Zekthin.

Zekthi u shpreh se Shqipëria është jashtë çdo lloj mundësie ndikimi ushtarak nga ky konflikt. Sipas tij, ekziston mundësia e një pasoje të vogël rajonale nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërhyjnë me trupa ushtarakë në këtë konflikt, por sërish ky është thjesht një supozim e jo diçka e mirëqenë.

“Në fazën ku është konflikti një herë, ne jemi totalisht jashtë çdo lloj ndikimi të mundshëm, në kuptimin e pasojave ushtarake. Jo ne, por gjithë rajoni ynë, gjithë Evropa.

Maksimumi, maksimumi, pasoja mund të ketë vetëm në vendet e rajonit, nëse do hyjë SHBA në luftë. Nëse vazhdon kështu sikurse është, ai konflikt do vazhdojë për një periudhë të caktuar kohor, deri sa të dyja palët të bëjnë një marrëveshje. Nëse hyn SHBA në luftë, mund të ketë ndoshta një pasojë të vogël rajonale, sepse Irani do përpiqet të godasë mbi bazën amerikane diku në Irak ose diku në Katar. Ndoshta se dhe atë Irani mund të mos e bëjë, nga presioni i madh”, tha ai.

Edhe pse Izraeli ka forcë ajrore më të madhe se Irani, kjo nuk e ka bërë këtë të fundit të “gjunjëzohet”. Sipas Zekthit, thelbi i gjithë këtij konflikti është nëse në Iran qëndron ose jo regjimi.

“Fakti që Izraeli ka marrë haësirën ajrore, s’do të thotë se ka gjunjëzuar Iranin. Duhet të bijmë dakord e për një gjë tjetër. Pra, Irani vazhdon të qëndrojë, e unë mendoj se do kthehet në çështje shumë të rëndësishme të debatit, nëse do mbijetojë apo jo regjimi. Regjimi pa ndërhyrje tokësore, do të mbijetojë. Atje do të kthehet në një lloj beteje nëse rri ose jo regjimi. Kaq. Nuk besoj të ketë pasoja më të gjera se kaq”, u shpreh Zekthi.

Lexo edhe :  Jashtë kontrollit zjarri në Borsh, turistët dhe banorët në panik!

Edhe pse Shqipëria mund të mos ndikohet nga ana ushtarake, lidhur me pasojat e këtij konflikti, ekziston një rrezik tjetër. Ai i sulmeve kibernetike nga Irani.

“E vetmja gjë teorikisht, është ndonjë sulm kibernetik ndoshta nga Irani, sikurse ka ndodhur vjet, parvjet”, tha analisti./kb

 

Të fundit

Trump firmosi urdhrin për tarifat, bien tregjet europiane

Tregjet evropiane të aksioneve kanë pësuar rënie të konsiderueshme pas një tjetër përshkallëzimi në luftën tregtare të iniciuar nga...

Zoti Dumani, drejtësia nuk është konferencë shtypi!

Nga Fejzo Subashi Zoti Dumani, nuk jeni as komod, as më pak  i detyruar të dilni shpesh në konferenca shtypi. Kjo jo së nuk dua unë,...

“E neveritshme”, Trump kërcënon Putinin me sanksione të reja pas sulmeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dënuar sulmet e ripërtërira masive të Rusisë dhe ka njoftuar sanksione të reja kundër Moskës. Të martën, Trump i...

Në 24 orë goditen 4 raste të shpërndarjes së lëndë narkotike, arrestohen pesë persona

Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen sasi dhe doza të...

Gavi del në mbështetje të shokut të skuadrës: “Shpresoj të fitojë Topin e Artë”

Mesfushori i Barcelonës, Gavi i ka dal në krah shokut të skuadrës Lamine Yamal, duke e mbështetur 18-vjeçarin si pretendent për Topin e Artë...

Lajme të tjera

Web TV