Kur do vijë fundi i Ramës në PS? Përgjigjja që dha sot gjatë festës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ai nuk do të jetë më në oborrin e Partisë Socialiste, në momentin që ish-kryeparlamentari Gramoz Ruçi nuk do të jetë më aty.

Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në festën e 34-vjetorit të Partisë Socialiste, të organizuar para selisë qëndrore të PS-së në Tiranë.

Po ashtu, Rama teksa falënderoi të gjithë të pranishmit dhe kontribuuesit në PS, foli edhe për strategjinë që do të ndjekë vendi në integrimin drejt Bashkimit Europian.

“Nëse do bëjmë gjënë e duhur në çdo hap dhe do ta adresojmë si prioritet kombëtar të PS-së, do i japim një forcë të madhe PS-së në territor, duke u bazuar te njerëzit më të përgatitur. Dua të falënderoj të gjithë të pranishmit, më shkuan sytë të Frrok Çupi dhe Ylli Rakipi. Ylli Rakipi rri larg për të thënë që s’jam me ju. Falenderoj edhe të gjithë ata që janë këtu para nesh dhe që janë të pranishëm gjithmonë në këto sebepe dhe në jetën e partisë.

Zysh Arta nuk më ndahet dhe shokun Gramoz që nuk diskutohet që sa kohë do e shoh në oborrin e partisë, partia është në rrugën e duhur. Shqetësohuni për kohën që ai s’do jetë më në PS, atë kohë se di si do bëni, por s’do jem as unë, kështu që shifni e bëni. Një falënderim të posaçëm edhe për Sekretarin e Përgjithshëm, i cili si gjithmonë në këto raste ka veshur kostumin e dasmës. Një falënderim në mbyllje për të gjitha gratë dhe vajzat që janë të pranishme”, tha mes të tjerash Rama. m.p.

Të fundit

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë në 32.2 gradë

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar ditën e saj më të nxehtë të vitit me temperatura që kalojnë 32 gradë...

20 qershor 1900/ Si nisi Ekspedita Polare Ruse dhe zhdukja e Baronit Eduard Toll

Më 20 qershor 1900, Baron Eduard von Toll, një shkencëtar dhe eksplorator baltiko-gjerman në shërbim të Rusisë, u nis nga Shën Petersburgu në bordin...

Në prag lufte? Eksperti zgulon detajet: Ja një skenar ku duhet të përgatitemi

Eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, i ftuar në një studio televizive, ka folur mbi skenarët e mundshëm të një lufte dhe çfarë duhet të...

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë!

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u larguar nga Irani, që nuk...

“Si e konsideroni Shqipërinë?” Përgjigjet gjenerali izraelit: Ne po luftojmë edhe për ju

Gjenerali izraelit Amir Avivi në një lidhje të drejtpërdrejtë, ekskluzivisht për “Top Story” në Top Channel tha se me Shqipërinë, Izraeli ka miqësi të...

Lajme të tjera

Web TV