Hakerohet faqja e Bashkisë Tiranë, “Homeland Justice” merr autorësinë e sulmit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Faqja e bashkisë së Tiranës, Tirana.al, u sulmua dhe doli jashtë funksionit nga rrjeti iranian i hakerave “Homeland Justice”, të njëjtët që bënë sulmin e madh kibernetik në vitin 2022, ndaj shërbimeve shtetërore online në vendin tonë.

Ky grup i sofistikuar hakerësh pranoi se fshihet pas sulmit në një postim në aplikacionin “Telegram”, duke e lidhur me mbështetjen që qeveria shqiptare i jep muxhahedinëve , organizatës që lufton regjimin laiko-autoritar të Teheranit dhe që është strehuar prej vitit 2013 në selinë e saj në Manzë të Durrësit.

“Ne iu paralajmëruam të dëbonit terroristët e MEK nga territori i Shqipërisë. Por ju i njohët ata si refugjatë të ligjshëm dhe i dhatë lehtësi si letërnjoftime dhe pasaporta. Ata po udhëtojnë me këto karta identiteti të falsifikuara. Sipas marrëveshjes me organizatën “GIZ” ju ishit të detyruar t’u ofronit azil shumë qytetarëve, veçanërisht anëtarëve të MEK. Tani e kuptojmë më mirë, pse ata janë të vendosur në Tiranë, por i zhvillojnë eventet e tyre në Gjermani”thuhet në postimet e HomeLand Justice në Telegram, të cilët theksojnë se “kjo situatë është shkaktuar nga liderët e qeverisë shqiptare. Sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre”

Hakerët iranianë pretendojnë se jo vetëm kanë rrëzuar faqen online të Bashkisë së Tiranës, por kanë “nxjerrë të dhënat e tyre dhe kanë fshirë serverat e tyre”.

Në faqen online të Bashkisë ofrohet edhe shërbimi i regjistrimit të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe, një proces që duhej të përfundonte më 22 qershor, por u pezullua për shkak të sulmit. Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve thotë se do informojë së shpejti mbi afatin e shtyrjes së aplikimeve.

“Ju informojmë se për shkak një problematike të serverave të Bashkisë Tiranë, linku i Platformës së Aplikimeve për Regjistrimin e Fëmijëve në Çerdhet dhe Kopshtet Publike e-femijet tirana.al nuk është funksional. Në këtë kuadër procesi i aplikimeve do të pezullohet deri në momentin që platforma do të jetë funksionale. Në vijim do t’ju informojmë kur platforma do të jetë përsëri funksionale dhe mbi shtyrjen e afatit të aplikimeve”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve.

Pas sulmeve kibernetike që Irani bëri ndaj shërbimeve online shtetërore, qeveria shqiptare vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin dhe përjashtimin e personelit të tij diplomatik nga vendi.

Lexo edhe :  U gjet pa ndjenja, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri në Tiranë (Emri)

Në qershor të vitit 2023, me urdhër të SPAK policia bastisi kampin e muxhahedinëve në Manzë duke sjellë një reagim të ashpër të këtij komuniteti. Dyshimi ishte, se kjo organizatë përdorte kampin si bazë për të kryer sulme kibernetike në drejtim të Republikës Islamike të Iranit.

Shënimi i plotë në Telegram

“Bashkia e Tiranës është jashtë shërbimit. Shërbimet e qytetit janë ndërprerë. Ne iu paralajmëruam të dëbonit terroristët e MEK nga territori i Shqipërisë. Por ju i njohët ata si refugjatë të ligjshëm dhe i dhatë lehtësi si letërnjoftime dhe pasaporta. Ata po udhëtojnë me këto karta identiteti të falsifikuara. Sipas marrëveshjes me organizatën “GIZ” ju ishit të detyruar t’u ofronit azil shumë qytetarëve, veçanërisht anëtarëve të MEK. Tani e kuptojmë më mirë, pse ata janë të vendosur në Tiranë, por i zhvillojnë eventet e tyre në Gjermani. Ku është marrëveshja me organizatën GIZ? Kjo situatë është shkaktuar nga liderët e qeverisë shqiptare. Sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre. Ne kemi rrëzuar faqen online të Bashkisë së Tiranës, kemi nxjerrë të dhënat e tyre dhe kemi fshirë serverat e tyre”./kb

Të fundit

Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me...

Inkuizicioni, zjarr i shenjtë apo urrejtje hyjnore?

Në shekullin XIII, Romës i vinte era tym dhe frikë – një erë që nuk vinte prej temjanit të altareve, por prej druve që...

Nxehtësia ekstreme, një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike

Ndërsa valët e të nxehtit vazhdojnë të djegin pjesë të Hemisferës Veriore, shkencëtarët po zbulojnë një tjetër rrezik të fshehur të temperaturave ekstreme: ato...

Horoskopi ditor, 26 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Nga pikëpamja sentimentale sot do të keni siguri nga i dashuri juaj dhe nuk do të keni nevojë ta kërkoni diku tjetër. Beqaret...

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk kishte ndodhur, më 26 korrik...

Lajme të tjera

Web TV