Lufta rrit ndjeshëm çmimin e naftës në tregjet botërore, po reflektohet edhe në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është rritur ndjeshëm, duke kapërcyer pragun e 77 dollarëve për fuçi për naftën e tipit Brent – niveli më i lartë që nga janari i këtij viti.

Sipas Reuters, arsyeja kryesore është përshkallëzimi i tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, të cilat kanë shtuar frikën për ndërprerje të furnizimit në Gjirin e Hormuz – një nga rrugët më të rëndësishme për eksportin global të naftës.

Ndërkohë Bloomberg raporton se tregjet po përballen me një kombinim faktorësh: jo vetëm konflikti në Lindjen e Mesme, por edhe pritshmëri për ndërhyrje të kufizuar të Rezervës Federale në uljen e normave të interesit, çka po mban të fortë kërkesën për lëndë djegëse.

Përveç kësaj, rezervat strategjike të naftës në SHBA kanë pësuar një rënie më të madhe se sa pritej, duke ushtruar presion shtesë mbi ofertën. Në të njëjtën kohë, OPEC+ vijon të mbajë nën kontroll prodhimin, çka kufizon kapacitetin për të stabilizuar çmimet nëse tensionet përshkallëzohen më tej.

Pasojat e kësaj lëvizjeje nuk kanë munguar as në Shqipëri. Vetëm në pak ditë, çmimi i naftës në pikat e karburantit është rritur me 3 deri në 5 lekë për litër. Në disa pika furnizimi në Tiranë, Durrës apo Fier, një litër naftë tashmë shitet mbi 180 lekë./kb

 

Të fundit

Panik në aeroport/ Avioni pëson defekt, evakuohen pasagjerët (VIDEO)

Një incident i frikshëm është shënuar të shtunën pasdite në aeroportin ndërkombëtar të Denverit, ku pasagjerët e një avioni...

Dështimi i Rithemelimit 1.0 dhe perspektiva e Rithemelimit 2.0

Nga Eduard Zaloshnja Politikanë dhe analistë rrotull Berishës po qarkullojnë në media idenë e një Rithemelimi 2.0, meqë Rithemelimi 1.0 i tij dështoi elektoralisht –...

Zjarri që djeg Shqipërinë dhe ndërgjegjen tonë…

Nga Fejzo Subashi Kush po i djeg vendet më të bukura të Shqipërisë?! Zjarr dhe vetëm zjarr, tym dhe flakë atje ku natyra ka bekuar tokën...

Lirimi i hapësirave publike/Rama publikon videon: Shkodra ka nisur të marrë frymë lirisht

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në rrjetet sociale një video nga Shkodra, ku është zbatuar aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara. "Shkodra...

Rishfaqet ish-zëdhënësja e PD e kuruar me pushime! Jeta e re si nënë e dy fëmijëve

Për të gjithë ata që e mbajnë mend, Laura Vorpsi ish-zëdhënëse e Partisë Demokratike ishte një nga figurat më të njohura të jetës publike...

Lajme të tjera

Web TV