Në prag lufte? Eksperti zgulon detajet: Ja një skenar ku duhet të përgatitemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, i ftuar në një studio televizive, ka folur mbi skenarët e mundshëm të një lufte dhe çfarë duhet të bëjë Shqipëria.

Sipas tij përpos përgatitjes ushtarake, është e nevojshme marrja e masave për sigurimin e rezervave të naftës dhe atyre ushqimore. Pasi rritja e naftës do të sillte automatikisht rritje të inflacionit dhe do të rëndonin xhepat e shqiptarëve.

Sefa: Nëse ka një skenar meqë po flasim për skenarët është ajo e rritjes së çmimit të naftës. Përtej rezervave që ne kemi në vend, nuk duhet të harrojmë diçka që ka shumë vite që me mbylljen e ARMO-s, ne atë që prodhohet këtu e çojmë jashtë për ta rafinuar. Përtej faktit që nafta që ne prodhojmë është e rëndë. Ne importojmë çdo litër naftë. Një rritje e çmimit të naftës, edhe sikur të harxhojmë rezervat strategjike, thjeshtë do ta shtyjmë me 1 muaj apo dy muaj. Pra ne ose duhet të rrisim rezervat ose të diversifikojmë burimet.

Borakaj: Cilat janë tregjet e tjera?

Sefa: Po ka dhe naftë në Afrikë. Ne nuk është se kemi qenë të zgjuar për të programuar këto lloj situatash. Atë që bëri Europa që diversifikoi burimet pas luftës ruse, shkoi në Afrikë. Pra ne duhet të gjejmë burime alternative.

Dika: Ka dhe një problem të natyrë politike, që një krizë e tillë do të ndikonte në xhepat e shqiptarëve. Rritja e naftës do të sillte rritje të inflacionit.

Sefa: Ka një mënyrë që mudn ta mbajmë në kontroll. Është ajo që bëri qeveria kur nisi lufta në Ukrainë, ku ofroi mbështetje për subvencionimin e energjisë./kb

Të fundit

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar...

Rama promovon bukuritë e Linit: Një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, duke publikuar një panoramë të bukur...

Klaudius Ptolemaios – Mjeshtri i Universit dhe rrënjët e një emri

Viti 90 pas Krishtit – Në qytetin e Aleksandrisë, atëherë pjesë e provincës romake të Egjiptit, lindi një nga mendjet më të ndritura të...

Parashikimi i motit/ Temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius

Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta, ku sërish goditen...

Shqiptarët të fiksuar me “Mercedes”, Durrësi kryeson numrin e autoveturave

Dy markat e makinave që dominojnë në Shqipëri ende vijojnë të mbeten gjermanet Volkswagen dhe Mercedes Benz. Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi botimin “Karakteristikat e...

Lajme të tjera

Web TV