Zemërohen izraelitët, Netanyahu “ankohet” për dasmën e të birit në mes të luftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka nxitur kritika dhe zemërim të madh në vend, pasi në një dalje publike u shpreh i mërzitur për shtyrjen e dasmës së djalit të tij, Avner, për herë të dytë për shkak të situatës së tensionuar në vend.

Në një deklaratë nga spitali i goditur nga raketat në Beersheba, Netanyahu tha se edhe familja e tij po paguan një “kosto personale” nga lufta, duke shtuar se “kjo është hera e dytë që djali i tij Avner ka anuluar dasmën për shkak të kërcënimeve me raketa”. Ai tha gjithashtu se nusja e tij e ardhshme ishte e zhgënjyer dhe se bashkëshortja e tij, Sara, është një “heroinë” që po e përballon me durim situatën.

“Kjo më kujton popullin britanik gjatë Blitz-it. Edhe ne po kalojmë një Blitz”, tha Netanyahu, duke krahasuar luftën në Izrael me bombardimet naziste mbi Londrën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Por fjalimi i tij u prit me kritika dhe zemërim nga shumë izraelitë, të cilët e akuzojnë kryeministrin për mungesë ndjeshmërie dhe egoizëm, në një kohë kur qindra familje janë në zi dhe shumë të tjerë jetojnë nën ankthin e përditshëm të luftës.

Anat Angrest, nëna e një djali që mbahet peng në Gaza prej më shumë se 600 ditësh, shkroi në rrjetet sociale: “Edhe familja ime po vuan”.

Deputetët opozitarë reaguan ashpër, duke e quajtur Netanyahu-n “narcist” dhe duke theksuar se heronjtë e vërtetë janë mjekët, mësuesit dhe qytetarët e thjeshtë që përballen me realitetin e luftës çdo ditë, jo ata që anulojnë dasma luksoze.

Dasma e Avner Netanyahu-t ishte planifikuar fillimisht në nëntor 2023 dhe më pas u caktua për këtë javë, por u shty sërish për shkak të situatës së tensionuar me Iranin. Ndërkohë, shumë qytetarë theksojnë se ka familje që nuk do të kenë më kurrë një dasmë, sepse kanë humbur fëmijët në këtë konflikt./kb

Lexo edhe :  OBSH: Situata në Gaza është shqetësuese, “uria masive” po përhapet me shpejtësi

 

 

Të fundit

Finlanda thyen rekordin e nxehtësisë, 14 ditë radhazi me temperatura mbi 30 gradë

Finlanda ka përjetuar periudhën më të gjatë të temperaturave mbi 30 gradë Celsius, duke thyer një rekord 50-vjeçar të...

Parashikimi i motit për sot, 26 korrik 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet të jetë i kthjellët...

Demokratët kritikojnë Trump: Tarifat ndaj Brazilit, një abuzim i rëndë pushteti

Një grup prej njëmbëdhjetë senatorësh demokratë në SHBA i ka dërguar një letër Presidentit Donald Trump, duke shprehur “shqetësim për abuzimin e dukshëm të pushtetit” përmes...

Mungesa në All-Star Game, MLS pezullon Lionel Messin dhe Jordi Alban

Mungesa e Lionel Messit në All Star Game të MLS, ndeshjen e yjeve të kampionatit amerikan të futbollit, nuk ka kaluar pa telashe. Tifozët...

Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Lajme të tjera

Web TV