Pavarësisht efektivëve të policisë të vendosur në disa prej pikave më kryesore, sërish trafiku i rënduar ka krijuar vështirësi në qarkullim. Gjithsesi, mbetet një tjetër fakt që tregon se Vlora vazhdon të jetë destinacioni kryesor për pushuesit, si vendas ashtu edhe të huaj, të cilët preferojnë pikërisht vijën bregdetare, por edhe bukuritë që ofron qyteti i Vlorës.
Trafik i rënduar në qytetin e Vlorës. Fundjava ka regjistruar trafik në disa prej akseve kryesore, kjo edhe për shkak të numrit të lartë të pushuesve, të cilët kanë zgjedhur pikërisht Vlorën për të pushuar. Rruga Transballkanike, por edhe përgjatë vijës bregdetare, kanë regjistruar një numër të lartë automjetesh dhe rrjedhimisht edhe vështirësi në lëvizje.
Një situatë e tillë pritet të na shoqërojë gjatë këtij sezoni, kryesisht në ditët e fundjavës, kur numri i pushuesve rritet ndjeshëm dhe Vlora popullohet edhe më shumë.