Prapaskena e merkatos, Barcelona planifikon goditjen e madhe në 2026

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona po punon jo vetëm për merkaton e kësaj vere, por edhe për atë të vitit të ardhshëm. Mediat angleze raportojnë se klubi katalanas ka gjetur gjuhën e përbashkët me qendërmbrojtësin e Anglisë, Marc Guehi, i cili luan te Crystal Palace.

24-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, falë paraqitjeve të tij në Premier League. Vlera e tij aktuale është 45 milionë euro, shifër shumë e vështirë për t’u përballuar nga financat e Barcelonës, por mbrojtësit i skadon kontrata aktuale me Crystal Palace në qershorin e vitit 2026 dhe klubi katalanas synon transferimin e tij si lojtar i lirë verën e ardhshme.

Deri tani mbrojtësi ka refuzuar propozimet e Crystal Palace për rinovim kontrate dhe nëse situate nuk ndryshon rrugës, Marc Guehi do transferohet te Barcelona verën e ardhshme si lojtar i lirë. Po ashtu për mbrojtësin ka interes të madh dhe nga Newcastle dhe Bayern, por Barcelona është më pranë tij. m.p.

Të fundit

Makina përplaset me murin, dy të plagosur në Fier

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Cakran–Gorishovë, në afërsi të fshatit Vreshtas, ku një automjet...

U mor me parametra zero, Juventusi prezanton sulmuesin që premton 25 gola!

Jonathan David është zyrtarisht sulmuesi më i ri i Juventusit dhe sot ka dhënë konferencën e tij të parë për shtyp. I veshur me...

Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka miratuar vazhdimin e programit kompakt të Korporatës ë Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) të Qeverisë amerikane për Kosovën,...

4.4 mld euro jashtë bankave! Shoqata e Bankave: Duhet kufi për pagesat cash

Ajo që dikur nisi si ekonomi tregu dhe e lirë sot po sfidon sistemin financiar në vend dhe po pengon luftën ndaj informalitetit. Sot...

Verratti: Te Parisi fitoret ishin bërë monotone, këtu festojmë edhe kur jemi në stol

“Pse Katari? Le të themi vetëm se kisha nevojë për një sfidë të re, motivim të ri.” Marco Verratti nuk fshihet pas vendimit të tij,...

Lajme të tjera

Web TV