Altin Dumani ul në detyrë ish-shefin e tij, Arben Kraja. Zbulohet arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lëvizje e papritur ka ndodhur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas asaj që gazetari Elton Qyno ka bërë me dije, mësohet se kreu i SPAK ka vendosur që të ulë në detyrë mikun dhe ish-shefin e tij, Arben Kraja.

Thuhet se mes tyre ka ndodhur një “përplasje” lidhur me emrin e personit që do të vendoset në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas informacioneve të siguruara nga brenda SPAK, gazetari Qyno thotë se “mollë sherri” është bërë kandidatura e Joni Ketës, i cili aktualisht mban postin e zv. drejtuesit të BKH-së dhe aspiron që të jetë në krye të saj.

Keta ka “simpatinë” e Dumanit, ndërkohë që Arben Kraja preferon një tjetër kandidaturë. Kjo ndarje qëndrimesh mes dy drejtuesve, ka sjellë vendimin e menjëhershëm për uljen në detyrë të Arben Krajës, dhe kalimin e tij si prokuror i thjeshtë në sektorin kundër krimit ekonomik.

Kraja udhëhiqte drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë, ndërkohë që pas uljes së tij nga detyra, ajo është deleguar te Donina Bejko.

Që prej muajit Mars 2021, Dorina Bejko është komanduar për 4 muaj nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) si pjesë e strukturës së posaçme SPAK, teksa lart e poshtë po qarkullojnë zëra se ajo mund të jetë dhe një ndër kandidaturat më të “kopsitura” për të qenë në krye të SPAK në muajin dhjetor, atëhere kur dhe Dumanit i përfundon mandati. m.p.

Të fundit

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke...

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një ministër shtetit për opozitën të...

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktatin e ri të mbrojtjes

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka folur pas nënshkrimit të një traktati të ri mbrojtës me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Sipas mediave të huaja, Starmer...

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin tre personat ka dalë nga...

Konflikti i pronësisë, gruaja nga Lezha i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë

Një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet shtetërore ka futur në sherr familjet në Dajç të Lezhës. Madje, një qytetare i ka hedhur kundërshtares...

Lajme të tjera

Web TV