Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit, ku një turiste ka humbur jetën.
Përmes një reagimi zyrtar, blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në lagjen nr. 13, Durrës, ku dyshohet se teksa po lahej është mbytur 66-vjeçarja me ininciale S.T.
Turistja rezulton të jetë nga Bosnjë dhe Hercegovina dhe kishte zgjedhur bregdetarin shqiptar për të kaluar pushimet e verës. Por, fatkeqësisht ajo ka gjetur vdekjen pasditen e sotme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes. m.p.