Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka dhënë detaje nga sulmet e ndërmarra në orët e para të së dielës mbi centralet bërthamore të Iranit.
Ai ka zbuluar se urdhri i dhënë nga presidenti Donald Trump ka qenë i qartë, për të mos shënjestruar civilët.
“Urdhri që morëm nga komandanti ynë i përgjithshëm ishte i fokusuar, i fuqishëm dhe i qartë Ne e shkatërruam programin bërthamor iranian, por ia vlen të përmendet se operacioni nuk kishte në shënjestër trupat iraniane apo popullin iranian. … Falë udhëheqjes së guximshme dhe vizionare të Presidentit Trump dhe angazhimit të tij për paqe përmes forcës, ambiciet bërthamore të Iranit janë zhdukur. Kur ky president flet, bota duhet ta dëgjojë. Dhe ushtria amerikane, ushtria më e fuqishme që bota ka njohur ndonjëherë – ka kryer një operacion që asnjë vend tjetër në planetin Tokë nuk do të kishte mundur të kryente”, tha ai./e.t