Sulmet e SHBA në Iran, demokratët kërkojnë shkarkimin e Trump: Shkeli Kushtetutën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë reaguar me forcë kundër vendimit të presidentit Donald Trump për të bombarduar Iranin.

«Një vendim thellësisht antikushtetues», e cilësoi Bernie Sanders gjatë një mitingu në Tulsa, Oklahoma, në një mesazh të publikuar edhe në rrjetet e tij sociale. Ai i referohet faktit që Trump nuk e ka konsultuar Kongresin përpara se të jepte urdhrin për ndërhyrjen ushtarake.

Edhe kongresistja Alexandria Ocasio-Cortez reagoi ashpër në rrjetet sociale:

«Vendimi katastrofik i Presidentit për të bombarduar Iranin pa autorizim përbën një shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të të drejtave të Kongresit për shpalljen e luftës. Ai rrezikoi në mënyrë të pamatur të shkaktojë një luftë që mund të na mbërthejë për breza».

Ajo shtoi se kjo sjellje përbën një arsye të qartë dhe të justifikuar për fillimin e procedurës së shkarkimit (impeachment)./E.T

Të fundit

“E kishim lëvizur uraniumin e pasuruar”, Irani reagon pas sulmit amerikan

Zyrtarë të lartë iranianë kanë deklaruar se pjesa më e madhe e uraniumit shumë të pasuruar është larguar nga...

Dua Lipa – ikona e pop-it dance mban energjinë më të nxehtë se ferri

Michael Cragg Nga Stadiumi Wembley, Londër Quajeni delirium nga temperatura, por kur Dua Lipa nis koncertin e saj të parë si kryeartiste në stadium, turma është...

Vila e ish-lojtarit të Interit vihet nën shënjestrën e grabitësve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës në Cantù, ku një bandë kriminale tentoi të grabiste vilën...

Vodhi bizhuteri në një argjendari në Gjirokastër, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizuan procedurat...

Irani gati të mbyllë Hormuzin, ky vendim ndikon te çmimi i naftës

Irani është pranë miratimit zyrtarisht të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, një nga pikat më strategjike për tregtinë ndërkombëtare të naftës. Ngushtica e Hormuzit përshkohet...

Lajme të tjera

Web TV