Vance: Duam të bisedojmë me Teheranin! Sulmi nuk ishte pushtim ushtarak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, përjashtoi lajm për të dërguar trupa tokësore në Iran, duke ritheksuar qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë.

“Nuk kemi asnjë interes të vendosim trupa në terren,” deklaroi Vance për Nbc Neës, duke sqaruar se qëllimi i administratës nuk është pushtimi ushtarak.

Vance shpjegoi se ndërhyrja është nxitur nga përfundimet e inteligjencës amerikane:

“Vlerësimet e inteligjencës sonë na shtynë të veprojmë kundër Iranit.”

Megjithatë, zëvendëspresidenti amerikan mbajti një qëndrim të hapur ndaj dialogut: “Duam të bisedojmë me Iranin për një zgjidhje afatgjatë.”

Duke parë nga e ardhmja, ai tha: “Tani do të punojmë për ta çmontuar në mënyrë të përhershme programin bërthamor iranian në vitet e ardhshme,” duke përjashtuar një përshkallëzim të zgjatur:

“Nuk kam frikë se kjo do të shndërrohet në një konflikt të zgjatur.” m.p.

Të fundit

Berisha: Daniel Shima u mbajt peng në bodrumet e mafies

“Një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye”. Sali Berisha nuk beson versionin e policisë dhe dëshminë...

Brazili konfirmon ngjyrat tradicionale për Botërorin 2026

Presidenti i CBF (Federatës Braziliane të Futbollit), Samir Xaud, ka konfirmuar se “Seleçao” nuk do të veshë fanellë të kuqe në Kupën e Botës...

Thahet luledielli në Tërbuf! Fermerët kanë mbjellë 600 hektarë por s’gjejnë treg

Në fushën e Tërbufit, temperaturat e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe farat me cilësi të dobët kanë ulur ndjeshëm prodhimin e lulediellit. Rendimenti...

Tatuazhet sekrete të mumjes siberiane janë nxjerrë në dritë

Ashtu si Ötzi, kjo mumje siberiane u ruajt e paprekur nga akulli: mbi trupin e tij ishte një bestiar i tërë kafshësh të vërteta...

Zbulohet baza sekrete bërthamore e Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka një bazë raketash sekrete, të pa raportuar më parë, pranë kufirit të saj verior me Kinën, e cila mund të...

Lajme të tjera

Web TV