Nga data 13 deri më 15 qershor, Tirana u kthye në qendrën e muzikës moderne falë festivalit Eagle Beat. Me më shumë se 15 artistë ndërkombëtarë dhe vendas në line-up, përfshirë emra të mëdhenj si Dimitri Vegas & Like Mike, Hugel, Fred De Palma, Elvana Gjata dhe Ledri Vula, qyteti përjetoi një atmosferë që përfshiu të gjitha shqisat.
Por përtej skenës kryesore, një tjetër zonë tërhoqi vëmendjen: Curious X, platforma e eventeve nga IQOS. Me hapësira të menduara për komunitetin, Curious X ofroi një përvojë të veçantë për të ftuarit, nga photobooth-et, make-up corner, e deri te këndet e lojërave dhe një DJ booth ku anëtarët e komunitetit IQOS mund të ndërvepronin drejtpërdrejt me muzikën.
Kjo zonë nuk ishte thjesht dekor, ishte pjesë e frymës së festivalit. Të gjithë ata që u bënë pjesë e Curious X patën mundësinë të shijonin edhe një hapësirë VIP me qasje më të personalizuar ndaj koncertit./kb